Në fokus

June 6, 2019 | 9:30

Enët e gjakut në qafë, tregues të rrezikut të prekjes nga Alzheimer

Pulsiviteti i enëve të gjakut në qafë, si ai arterial ashtu edhe venoz, janë një tregues themelor për identifikimin e njerëzve që mund të preken nga Alzheimeri, sipas Konferencës IX të ISNVD (International Society Neurovascular Disease), kryesuar nga Paolo Zamboni, profesor i Kirurgjisë Vaskulare në Universitetin e Ferraras.

Ndër temat e tjera të trajtuara është edhe roli në rritje i venave ekstrakranale në funksion të trurit dhe për këtë arsye në sëmundjet neurodegjenerative të tilla si skleroza e shumëfishtë.

Për sëmundjet e Alzheimerit (131 milionë të sëmurë deri në vitin 2050), demencës, sklerozës multiple(2,3 milionë pacientë, një diagnozë çdo 4 orë), iktuseve (shkaku i dytë i vdekjes në botë sipas OBSH), dhimbjet e kokës të padurueshme, sindromës së Menièrit, hipertensionit intrakranial, u përballën specialistë të mjekësisë në fushën vaskulare dhe neurologjike së bashku me biologë, fizikanë, matematikanë, bio-inxhinierë, në një perspektivë shumë novatore dhe ndërdisiplinore, me besimin se vetëm kombinimi i kontributeve të ndryshme mund të ofrojë përgjigje inovative në këto fusha.

 

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top