Në Ditën e Mësuesit, sociologia Entela Binjaku kujton se pak mësues fitojnë respektin dhe dashurinë nxënësve. Ajo sjell përvojën e saj dhe bën apel që pavarësisht kushteve të arsimit në Shqipëri, mësuesi duhet të japë kontributin vetjak për të mbetur në kujtesën e brezave.
“Ne kemi 130 vjet shkolle shqipe, ndërkohë që shkuam të studionim në shtete që kishin më shumë se 100 vjet universitet.
Universiteti i Bukureshtit ku studiova është 153 vjeç, ose “Charles” i Pragës ku kam qenë, lindi në 1348.
Po ne nga kjo shkollë e Shqipërisë u nisëm. Kështu që sido të jetë, edhe copë-copë siç është ne e kemi në zemër.
Përveç mësueses së klasës se parë që nuk harrohet, të tjerët kanë zënë vend fare pak te unë.
‘Bëhu një ndër ata 3 apo 4 pedagogë që të mbetesh në kujtesë.’ Kjo është motoja ime.
Gëzuar 7 Marsin dhe 130-vjetorin e shkollës sonë!”, shkruan ajo në Facebook.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.