Lifestyle

February 17, 2016 | 8:27

Era Rusi: Nuk mund të jetoj pa…

Të bëjë ndryshe nuk di se si. Të dalë nga shtëpia pa çantën firmato ku mban gjithçka të nevojshme, e pa trukuar dhe për më tepër pa një mjet komunikimi siç është telefoni portativ, thuajse është e pamundur. Estetikisht e kuruar deri në fund, këngëtarja e njohur Era Rusi, është e lidhur pazgjidhshmërisht me çantën e vet të dorës, në të cilën mund t’i mbajë të gjitha, buzëkuqin dhe make up-in, syzet apo MP3-shin. E vetëdijshme në kërkesat e saj imediate, këngëtarja e njohur rrëfen se aksesorët janë elementët që plotësojnë marrëdhënien e saj si individ me aktivitetet e përditshmërisë dhe jo vetëm.

1.Çanta është aksesori numër një. Jo për gjë, por pa të nuk do të mund të kisha vend tjetër ku të mbaja katër aksesorët e tjerë. Çantat e mia janë të përmasave, modeleve, formave dhe ngjyrave te ndryshme, sipas rastit ku i përdor dhe natyrisht stinëve. P.sh. në shkollë zakonisht mbaj çanta të përmasave mbi mesatare, në formë valixheje për të sistemuar librat apo materialet mësimore. Çantat që kam përdorur më shumë në dimër kanë qenë “Miss Sixty”, e zezë. Ndërsa, më ardhjen e pranverës, në përshtatje të ngjyrave të veshjeve, dhe ngjyrat portokalli të modës, më pëlqejnë ato me nuanca të lehta portokall, bizele. Mbrëmjeve zakonisht mbaj çanta klasike me rrip të gjatë lëkurë ose zinxhir. Përdor shumë çantën Channel të kuqe. Në darka të rëndësishme preferoj mini çantat. E zgjedhura ime është gold satin dhe zinxhir nga Miss Sixty. Çanta në përgjithësi i kam blerë jashtë shtetit. Italia është drejtimi i preferuar.

2.Celulari është bërë pjesë e pandarë e qenies time. Nuk bëj dot pa të. Nuk di si bënin prindërit tanë më parë? Zakonisht mbaj dy aparate. Njëri për familjen dhe tjetri për shoqërinë. I pari është Hi Phone4, i bardhë, ndërsa celulari për miqtë është Samsung.

3.Portofoli është aksesori i “sigurisë” dhe më i vlefshmi, pasi aty mbaj paratë, kartat e kreditit dhe kartën e identitetit. Kam disa portofolë në varësi të çantave që mbaj. Ky në fakt ka filluar të bëhet problem pasi ndërroj çantën dhe harroj të zëvendësoj sendet në portofolin përkatës. Portofolet zakonisht i kam dhuratë por edhe i blej. I zgjedhuri im, por që më aktualisht e kam dhuratë, i përket markës Penelope.

4.Syzet janë një aksesor shumë i rëndësishëm për mua, jo vetëm për të mbrojtur shikimin por edhe për të krijuar një pamje më sensuale. Formës së fytyrës time i shkojnë syzet e mëdha, ndaj dhe kujdesem dhe zgjedh të tilla. Syzet më shumë të përdorshme janë Channel, me kornize të zezë e gri dhe xham pak të tejdukshëm, ndërsa në verë përdor syze me korniza me ngjyra të ndryshme, sipas veshjes. Ndërsa aksesorët e tjerë mund t’i kem edhe dhuratë, syzet i blej gjithmonë vetë sepse është vështirë që të përshtaten.

5.Mini çanta e tualetit është i vetmi aksesor unik që nuk e ndryshoj edhe nëse zëvendësoj çantat, pasi aty brenda është një mini “magazinë”. Në brendësi të saj gjendet gjithnjë pasqyra, rimeli, buzëkuqi apo shkëlqyesi, mini parfumet etj. Rimeli im i preferuar kohët e fundit është i firmës Neë York Cosmetic, bio dhe mban gjatë. Sa i përket buzëkuqit apo shkëlqyesit, gjatë ditës përdor ngjyra të lehta, kryesisht L’Oreal. Në darka, koncerte apo evenimente klasike, buzëkuqi im i preferuar është Channel “Le Rouge Alure” i cili më jep një pamje gala.

 

Botuar në revistën Psikologjia, Prill 2012

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top