Këshilla & Arsye

April 17, 2017 | 9:49

Erëza për të përmirësuar aktivitetin e trurit

Ilaçet mund të jenë një ndihmë e shkëlqyer për shëndetin tonë. Megjithatë, në qoftë se ne duhet të zgjedhim sesi të kujdesemi për trurin, është më mirë që të zgjedhim kura natyrore

1

Majdanoz dhe trumzë

Apigenin është një përbërës i pranishëm në këto erëza; ajo është efektive për të forcuar lidhjet midis neuroneve dhe qelizave staminale. Disa studiues tregojnë se një dietë e pasur me apigenin mund të ndikojë në formimin e qelizave të trurit dhe të komunikimit. Majdanozi dhe trumza janë ndër erëzat më të mira që përmbajnë këtë element kimik.

Kamomil

Kush nuk e ka në shtëpi një qese çaji kamomili? Sigurisht një prej bimëve më të mira në qarkullim, kamomili është një antistres absolutisht i testuar dhe efektiv. Kamomili përmban komponimet që mund të bashkohet me receptorët e kimikateve të caktuara në tru, duke reduktuar ankthin.

Salvia

Nëse doni të mësoni më shpejt, të keni kujtesë dhe vëmendje, ju duhet të zgjidhni këtë bimë. Megjithatë, duhet gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj, sepse ajo mund të jetë e rrezikshme për disa njerëz, për shembull, për ata që vuajnë nga tensioni i lartë.

Hudhra

Hudhra nuk është një kurë për kancerin e trurit, siç është besuar për disa vjet. Megjithatë është vënë re se në mesin e përfitimeve është edhe aftësia për të vrarë qelizat e kancerit në tru. Pavarësisht se ky fakt nuk është provuar, sigurisht që është një nocion që ruhet si thesar.

Nenexhik

Kjo është një prej bimëve më të mira, për këtë arsye, nuk duhet të mungojë në kuzhinë. Kjo barishte e mirë dhe e shijshme është ndihmë e madhe për të përmirësuar kujtesën. Ajo është gjithashtu një ilaç i mirë për të përzierat.

Rozmarinë

Kjo erëz mund të përmirësojë kujtesën.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top