Bimët transmetojnë sekretet e bukurisë natyrore, nganjëherë terapeutike dhe kuruese. Vajrat, esencat, kremrat, melheme që, të marra nga bimët medicinale, përfaqësojnë një ndihmë të vërtetë për mirëqenien tonë.
Jo rastësisht kompanitë kozmetike burimin e shkëlqimit të këtyre produkteve e kanë pikërisht tek eliksirët e bukurisë direkt nga artizanët. Prodhimet zero kilometra, të cilat dalin nga toka, lulëzojnë në fushë dhe në laboratorë nuk i humbin vetitë e tyre të pafundme.
Produkte pa ngjyra, konservues, aditivë, parfume, alkool dhe vajra minerale … pa asnjë substancë që “ndot” lëkurën.
Ylli alpin, në sajë të pranisë së flavonoideve, ka një antioksidant, por edhe anti-inflamator, antibakterial, hidratues dhe ushqyes.
Arnica, një barishte e pasur anti-inflamatore, antireumatike dhe anti-traumatike. Calendula, e përsosur në rast të dhimbjes ose skuqjes së lëkurës, ka një efekt zbutës, qetësues, freskues, antiinflamatore, antispazmatike, antiseptike dhe shëruese.
Kamomili, përsosmëria natyrore anti-inflamatore. Veprimi i tij është i dobishëm kundër efekteve të të ftohtit dhe të diellit në lëkurë dhe gjithashtu në flokë.
Lavanda, një klasike e shkëlqyeshme për mirëqenien e lëkurës, kundër plasaritjes dhe tharjes.
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi tgcom.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.