Rezutatet e studimit të bërë në universitetin “Vermont” kishin përfshirë 16000 meshkuj në Amerikë. Studimi tregoi se numri i meshkujve që kishin vdekur gjatë periudhës 16 vjeçare të hulumtimit ishte 34 për qind, por kur ishin marrë statistikat e atyre që kanë konsumuar ushqim djegës, ky numër ishte ngushtuar në vetëm 22 për qind të vdekjeve. Personat që konsumojnë ushqime pikante rrezikohen për rreth 13 për qind më pak nga vdekja e parakohshme, falë kapsaicinës që përmbajnë specat djegës, e cila ndikon si masë parandaluese ndaj artritit dhe është zëvendësimi më i mirë kundër tabletave.
Dr. Benjamin Litternberg ka shpjeguar se nga grupi i meshkujve të vdekur, të dhënat e të cilëve ishin analizuar gjatë studimit, më së paku kishte nga ata që kishin vdekur si pasojë e sulmit në zemër, sëmundjeve të sistemit të gjakrrjedhjes dhe sulmit në tru.
Efektet pozitive të specit djegës në shëndetin e njeriut janë disa.
Ai përmirëson qarkullimin e gjakut dhe mbron sistemin kardiovaskular, pasi zgjeron enët e gjakut dhe lufton me efektivitet kolesterolin. Në përbërje të tij ka yndyrna .të pangopura, të cilat bëjnë të mundur forcimin e enëve të gjakut dhe ruajtjen e elasticitetit të kapilarëve, duke përmirësuar oksigjenimin e gjakut.
Ato kanë veti antiinflamatore, madje rakomandohet në rastet e kollës, lehtësojne dhimbjet reumatizmale. Për këtë mjafton zbutja e tij për një farë kohe në një sasi alkooli dhe aplikimi në vendin e dhimbjes.
Kapsaicina favorizon tretjen.
Erëzat janë të pasura me vitaminë C, e cila mbron nga infeksionet,
Efektet negative
Erezat pikante nuk u këshillohet të konsumohet atyre që vuajnë nga patologji si ulçera, gastroenteritet, cistitet, hepatitet, hemorroidet etj.
Për fëmijët nën 12 vjeç, konsumi duhet të jetë i kufizuar, pasi aparati i tyre tretës është delikat. Gjithashtu për të shmangur shqetësimet, në sasi të kufizuara duhet të përdoret edhe nga gratë shtatzëna apo ato që ushqejnë fëmijët me gji. Kremrat apo locionet që kanë bazë speci duhen shmagur nga personat me lëkurë të ndjeshme.
Në mënyrë të veçantë, kujdes duhet bërë në kontaktin me sytë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.