Lifestyle

December 27, 2016 | 10:33

Erin, e para në botë, që shërohet plotësisht nga kanceri

Vajza 6-vjeçare, e cila vuante nga leukemia, e cila gjithashtu është e para në botë që provoi një trajtim të ri dhe është shëruar plotësisht.

1

Erin Cross vuante nga leukemia limfoblastike akute, një kancer i qelizave të bardha të gjakut. Por, pas  një apeli për mbledhjen e fondeve për kurimin e vogëlushes, prindërit arritën të grumbullonin  100,000 £ dhe ajo u dërgua për kurim të menjëhershëm në Spitalin e Fëmijëve Seattle.

Aty iu nështrua një trajtimi eksperimental të quajtur AR T-Cell, i cili rindërton qelizat në laborator, në mënyrë që kur të injektohen në trup ato të vrasin qelizat e kancerit. Disa javë pas trajtimit, analizat e gjakut tregojnë se kanceri është zhdukur plotësisht. Tashmë ka mbetur vetëm që t’i nënshtrohet një transplanti të palcës kurrizore, për t’u siguruar që leukemia të mos kthehet sërish.

Pas këtij lajmi, prindërit kanë shpërthyer në lot gëzimi dhe kanë falënderuar të gjithë ato që i kanë ndihmuar, gjatë këtyre katër viteve që janë përballur me këtë sëmundje.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top