Lifestyle

August 29, 2016 | 10:29

Erjona Shehu: Lëkura që ju përket

1Lëkura, organi më i madh në trupin tonë, e ekspozuar shumë ndaj agjentëve të ndryshëm termikë, fizikë e biologjikë. Për pasojë edhe ndryshimi i stinëve ka ndikim të përhershëm në të. Ndërsa në verë ajri është i lagësht, për pasojë lëkura është më e butë, në vjeshtë dhe dimër, i ftohti dhe ajri i thatë e bëjnë lëkurën më të dehidruar, gjë që në praktikën e përditshme ndikon në zona të caktuara të saj, të ashpra në prekje, me një bazë rozë më të errët se lëkura rrethuese, që në gjuhën e përditshme quhen ‘hurthje’.

 

Të tilla ndryshime janë tregues që lëkura ka nevojë për t’u hidratuar dhe trajtuar me kremra. Në stinën e verës, djersitja e tepërt bën që të largohet shumë ujë nga lëkura ndaj dhe është e nevojshme që të marrim sa më shumë lëngje, por edhe të konsumojmë ushqim të pasur me ujë. E rëndësishme është të kuptohet që lëkura është një organ që kërkon kujdes maksimal sa i përket higjienës. Kjo do të thotë që të lahet as më shumë dhe as më pak se dy herë në ditë. Si në lëkurat e thata ashtu dhe në ato të yndyrshme, larja e tepërt çon respektivisht në tharje dhe në mbiprodhim të yndyrës. Dermatologia Erjona Shehu specifikon si më poshtë rëndësinë e një kujdesi sa më të shëndetshëm dhe jetëgjatë të lëkurës.

Middle-aged woman in bathroom looking at mirror

Llojet e lëkurës

Më e rëndësishmja është ta njohim lëkurën tonë dhe të jemi të qartë për tipologjinë e saj. Për të përcaktuar tipin e lëkurës suaj, bëni këtë provë:

• Sapo të jeni zgjuar nga gjumi merrni një pecetë letre dhe vendoseni mbi fytyrë duke e shtypur me duar në të gjitha anët. Nëse në të nuk ka gjurmë yndyre, atëherë lëkura juaj është normale, me këto karakteristika: kompakte, elastike, ngjyrë homogjene, e butë.

• Nëse peceta e letrës rri e pastër, por lëkurën e ndjeni të thatë dhe të tërhequr, lëkura juaj është e thatë me karakteristikat: tenton të ketë ngjyrë të verdhë, me rrisk dehidratimi dhe plakje të shpejtë.

• Nëse në pecetë vini re pika yndyre, veçanërisht në zonën T, atëherë keni lëkurë të yndyrshme. Lëkura juaj është e shkëlqyeshme, vajore me pika të zeza, me histori për akne. Karakteristika: Nuk ka tendencë për rrudha dhe plaket shumë ngadalë.

• Gjurmë yndyre në hundë dhe në ballë, por e pastër në faqe. Në këtë rast kemi të bëjmë me lëkurë mikse që e ka pjesa më e madhe e femrave. Është lehtësisht e trajtueshme, mjaft të dihen zonat që kanë nevojë për pastrim dhe ato që kanë nevojë për hidratim.

• Në rastin e lëkurës së ndjeshme, prova me pecetë letre nuk është e nevojshme. Ju me këtë cilësi, e njihni që nga momenti që përdorni produkte jo specifike për lëkura të ndjeshme. Keni vënë re skuqje dhe fryrje të lëkurës. Karakteristikat: Veçanërisht e thatë, e tërhequr, e irritueshme dhe delikate.

3

Rregulla të nevojshme

Mirëmbajtja e lëkurës duhet të nisë me larjen e saj dy herë në ditë, vënien e kremit mbrojtës me SPF minimumi 10, atyre hidrantantë, scrub për fytyrën jo më shumë se dy herë në javë, depilim të kujdesshëm me qëllim që të shmanget krijimi i zonave të irrituara dhe me qime të acaruara apo të mbetura nën lëkurë, pirje me shumicë të ujit si dhe konsumim të fruta-perimeve. E rëndësishme është që edhe për produktet që përdorim të ndiqen disa rregulla të thjeshta, që shpesh i anashkalojmë.

• Përdorni rregullisht produkte me SPF, kontrolloni me kujdes datën e skadimit.

• Kremi i syve nuk duhet mbajtur më shumë se tre muaj. Ndryshojeni nëse mban erë të keqe, ka ndryshuar ngjyrë apo ju djeg kur e vendosni në zonën rreth syve.

• Body Lotions nuk duhen mbajtur më gjatë se një vit dhe në rast se kanë ndryshuar ngjyrë.

• Rimeli nuk duhet mbajtur më shumë se tre muaj.

• Buzëkuqet zgjasin deri në dy vjet

• Make Up-i nuk duhet mbajtur më shumë se 6 muaj. Ndryshe bëhen të dëmshme për lëkurën.

 

Dobia e kremrave me SPF 30

Hidratimi dhe zbutja janë çelësi për një lëkurë të butë gjatë pranverës. Përdorni scrub dhe sapunë zbutës, që reduktojnë largimin e shtresës së nevojshme të yndyrës në lëkurë. Në pranverë nuk duhen harruar rrezet UVB, të cilat krijojnë njollat e bezdisura dhe estetikisht të pakëndshme në lëkurë. Frika ndaj tyre ka bërë që të shtohet përdorimi i kremrave me SPF të lartë, 50+. Në fakt, rritja e SPF rrit trashësinë e kremit mbrojtës, gjë që nuk është e preferuar për lëkurat e yndyrshme, në të cilat, përdorimi i këtyre produkteve rrit tendencën për akne. Një krem me SPF 30 do të ishte mëse i mjaftueshëm. E rëndësishme në një krem mbrojtës është vënia sistematike e tij: çdo një orë kur je i ekspozuar në diell, pas djersitjes së shtuar të fytyrës dhe pas larjes. Ky është udhëzimi i 2013 nga EADV Akademia Europiane e Dermatologjisë dhe Venerologjisë. Prej vitit 2010 edhe industritë e mëdha dermo-kozmetike kanë nisur të nxjerrin në treg produkte përdorimi të përditshëm me SPF jo më të vogël se 10, duke nisur që nga make up apo fondatinta.

Këshilla për femrat 15, 30 deri 50+

• Së pari, të njohin mirë lëkurën e tyre, llojin e saj dhe të jenë në dijeni të prirjeve për problemet që mund të paraqesë lëkura e tyre në të ardhmen. Të gjitha këto realizohen nga një konsultë me dermatologun, i cili ndër të tjera është dhe një njohës i mirë i produkteve dermo-estetike që ofron tregu dhe mund t’i orientojë për çka kanë nevojë.

• Duhet të kuptohet që një dietë e shëndetshme dhe e mirë, plotësuar me fruta-perime është një normë që përveç efekteve të përgjithshme pozitive për organizmin, ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në lëkurë. I jep asaj mundësi të jetë e re dhe e bukur. Kjo mundësi është shumë e shtrirë në kohë.

• Gjumi, me orë të plota dhe i qetë, duke evituar fjetjen përmbys, është një tjetër faktor i rëndësishëm për mirëmbajtjen dhe shëndetin e lëkurës suaj.

• Shpesh te dermatologu, femrat drejtohen 35-vjeçe, atëherë kur kanë nisur edhe shenjat e para të moshës. Ky është një tjetër gabim që duhet shmangur. Sipas FDA dhe EADV, mosha ideale për fillimin e përdorimit të kremrave është 22 vjeç. Sa më herët të nisë përdorimi i tyre, aq më shumë shtyhet përdorimi i trajtimeve invazive si fillers, botox dhe laser. Këto të fundit janë metoda që tashmë përdoren të kombinuara me njëra-tjetrën, përgjithësisht nga mosha 40 vjeç e lart. Kjo për të ulur në maksimum Erjona Shehu Mjeke dermatologe QSU shpejtësinë me të cilën mosha vepron mbi fytyrat tona.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top