Në fokus

April 25, 2016 | 8:44

Erlind Zeraliu: Kur pashë në ëndërr Shën Mërinë

Për mua, ëndrrat janë imazhe, mendime, tinguj apo emocione. Përmbajtja dhe qëllimi i tyre nuk është plotësisht i kuptueshëm, sepse ato janë temë e spekulimeve gjatë gjithë historisë. Nuk ndikohem nga ato. Ndonjëherë thjesht i rrëfej, por nuk ngulmoj të gjej përgjigje.

Shoh shpesh ëndrra dhe shumë të çuditshme. Për momentin i përjetoj si reale por kur hap sytë më veniten duke i lënë ditës përjetimin e një realiteti tjetër. Vetëm njëra prej tyre më ka mbetur në mendje. Kjo ka ndodhur shumë vite më parë, në periudhën e fëmijërisë: “Në një dhomë të madhe të mbushur me ar dhe me ikona të mëdha vjen një person mashkull i veshur me të bardha, i cili ishte i shoqëruar nga disa tip murgjish. Përpara tij ishte Shën Mëria. Murgjit e lënë këtë person përballë saj dhe i largohen. Ajo bashkon duart dhe rreth saj krijohet një rreth i madh drite dhe ky person fillon gjunjëzohet e jep një klithmë të madhe ndërkohë bashkë me klithmën, më del gjumi shumë i trembur”. Unë nuk jam supersticioz dhe nuk përpiqem t’u jap shumë shpjegime por ëndrrën që sapo rrëfeva nuk e di pse ka ma mbetur gjatë në mendje dhe e kam të freskët në kujtesë. Për mua, ëndrrat janë imazhe, mendime, tinguj apo emocione. Përmbajtja dhe qëllimi i tyre nuk është plotësisht i kuptueshëm sepse ato janë qenë temë e spekulimeve gjatë gjithë historisë. Nuk ndikohem nga ato. Ndonjëherë thjesht i rrëfej por nuk ngulmoj të gjej përgjigje. Unë i veçoj nga realiteti, duke e jetuar këtë te fundit me sy hapur!

Botuar në revistën Psikologji, shtator 2010

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top