Lifestyle

August 12, 2016 | 10:12

Ermal Mamaqi ndez Festën e Birra Korça, sot Elton Deda e Juliana Pasha

Birra “Korça”, e cila i ka qëndruar besnike recetës së saj origjinale prej thuajse një shekulli, në natën e dytë të Festës së Birrës në Korçë, ka arritur të përmbushë çdo kërkesë dhe pritshmëri. Birra origjinale, me një aromë të pasur dhe të veçantë, është kthyer spontanisht në zgjidhjen e gjithsecilit për t’u freskuar dhe shuar etjen në këtë mbrëmje të nxehtë gushti. “Birra Korça”, një kombinim mes traditës së prodhimit të birrës, pasionit dhe kualitetit, në këtë mbrëmje ka konfirmuar edhe një herë që sjell kënaqësi pa fund për çdo konsumator.

Dhjetëra mijëra pjesëmarrës nuk i kanë ndarë për asnjë moment gotat e birra “Korça” nga dora, çka i jep kësaj marke vulën e prodhimit më të mirë në vend. Mes një atmosfere flakëruese, që është sjellë edhe nga show muzikor i përzgjedhur me kujdes, nata e dytë ka pasur disa detaje të veçanta. Një prezantues ndryshe, personazh shumë i dashur, si Ermal Mamaqi, i ka shtuar festës edhe nota humori, duke bërë që orët të ikin pa u ndjerë me kënaqësinë, të qeshurat dhe birra “Korça”. Ndërsa surpriza më e madhe e mbrëmjes ka qenë momenti kur në skenë janë ngjitur futbollistët e ekipit të Skënderbeut, të cilët kanë prezantuar uniformat e tyre të reja. Teksa janë pritur me ovacione, “Ujqërit e dëborës” kanë zgjedhur Festën e Birrës për t’u treguar sportdashësve uniformat për sezonin 2016-2017.

Lojëtarët e Skënderbeut duke shijuar birrën “Korça” mbrëmë në festë

Lojëtarët e Skënderbeut duke shijuar birrën “Korça” mbrëmë në festë

3

Ata kanë festuar me birrën “Korça”, duke i dhënë kështu emrin kampion të ekipit birrës së qytetit dhe Korçës. Mbrëmja e dytë e festës në këtë edicion të 10-të ka arritur të përmbledhë brenda së njëjtës kornizë elementet e krenarisë së qytetit të Korçës, duke lënë në krye birrën e saj, “Korça”. Festë me birra “Korça”, ekip kampion, humor dhe pjesëmarrje maksimale ishte perceptimi i vetëm për këtë natë të mrekullueshme. Nga organizatorët e festës në natën e dytë llogaritet një pjesëmarrje prej 40 mijë personash, të cilët shtohen nga nata në natë. Ata kanë shijuar deri në orët e para të mëngjesit prodhimet e birrës “Korça”, si dhe muzikën që u përcoll mbrëmë nga disa këngëtarë dhe grupe të njohura, mes tyre dhe Aleksandër Gjoka. Atmosfera ndizet nga mbrëmja në mbrëmje, duke i sjellë atmosferën e duhur muajit gusht. Që nga nisja e Festës së Birrës, me iniciativë të fabrikës “Birra Korça”, qytetit i është kthyer vëmendja maksimale, duke tërhequr qindra mijëra turistë, vendas e të huaj. Kulmi parashikohet të jetë në fundjavë, ku e shtuna dhe e diela do të jenë përmbyllëse të 10-vjetorit të festës.

Ermal Mamaqi prezanton festën: Do të sjell humor dhe dy birra “Korça

4

Ermal Mamaqi, i njohur si humorist, këngëtar e showman, në natën e dytë të Festës së Birrës erdhi si prezantues.

Si ndiheni në këtë festë?

Është kënaqësi të prezantoj Festën e Birrës. Kjo festë sa vjen e rritet me dimensionin e saj. Këtë e dëshmojnë rezervimet në të gjitha hotelet e Korçës, që janë plot. Festa është një nga ato aktivitete ku çdo artist shqiptar do të donte të ishte pjese. Një gjë më bën përshtypje, që çdo herë e më tepër gjej miq të mirë në Korçë. Jam i nderuar që organizatorët më përzgjodhën.

Çfarë do të sillni këtë mbrëmje?

Do të sjell humor, qofte dhe dy birra “Korça”, (qesh).

Si e vlerësoni birrën “Korça”?

Unë nuk pi shpesh birrë, por kur konsumoj, zgjedh vetëm këtë birrë.

Nga Kosova për të shijuar birrën “Korça”

5

Stilistja e njohur kosovare, Meri, ka qenë mbrëmë e ulur mes dhjetëra-mijëra pjesëmarrësve të festës. Edhe pse për herë të parë në këtë festë, ajo e ka krahasuar me rangjet europiane, ndërsa ka festuar me birra “Korça”.

Si erdhët këtu?

Është hera e parë që vij në Korçë. Disa miqtë e mi ma bënë surprizë dhe unë, pa e ditur, e pashë veten në këtë festë.

Si ju duket atmosfera?

Është ideale. Këtë lloj feste e kam parë në Itali, është e të tilla niveleve. Gjithçka e përsosur dhe të gjithë po argëtohen, kërcejnë, këndojnë dhe pinë birra “Korça”.

Ju vetë çfarë po pini?

Birra “Korça”. Unë nuk pi alkool, por këtu nuk mund të rrija pa e provuar. Është birra e qytetit, të gjithë flasin për të, të gjithë pinë birrën “Korça” dhe tani që e provova, kanë të drejtë. Është shumë e mirë dhe cilësore.

DHORJELA ÇULE

Botuar në gazetën Panorama

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top