Lifestyle

July 18, 2016 | 8:58

Ermal Merdani: Femrat më sensuale në verë

I pashëm, shtatlartë, tërheqës dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe… Me mbërritjen e stinës së verës, rrezet e forta të diellit, temperaturat e larta dhe netët e vona plot gjallëri janë disa faktorë që për Ermal Merdanin simbolizojnë të bukurën dhe sensualitetin tek njerëzit. Të qenit sensual është një dukuri që në fakt lind me njeriun, por stimujt e jashtëm kanë treguar se ndikojnë ndjeshëm në pamjen tonë. Për Ermalin, stina e verës është momenti më i mirë për të ekspozuar linjat tona trupore, duke i konsideruar ato si “armët më të forta” për një joshje të suksesshme mes një mashkulli dhe një femre. Djali simpatik, shprehet me bindje se në stinën e verës njerëzit janë më të tërhequr nga njëri-tjetri, dhe kjo për shumë arsye… Veshjet me ngjyra rrezëllitëse, ekspozimi i shfrenuar i disa pjesëve të trupit për meshkujt shërben si thirrje për gjueti! Lëkura ngjyrë çokollatë duket se është sekreti i tërheqjes për të. “E dua verën, pasi kështu mund të fitoj admirimin e femrave… Nuk mund ta fsheh se në ditët e ngrohta jam më i ekspozuar fizikisht dhe se muskujt e mi shërbejnë si një armë e fortë e shndërruar në stimul dhe nxitje reale për sensualitet”. Për Ermalin, njerëzit në verë, plot ngjyrë e jetë. Pikërisht kështu ndodh edhe me qeniet njerëzore me afrimin e ditëve të nxehta. Të krijohet ndjesia e shpërthimit në ngjyra dhe joshje fizike!

Botuar në revistën Psikologji, nr.74

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top