Dëshmi

April 21, 2018 | 12:45

Ermal Meta: Falënderoj nënën, gruan që më tregoi rrugën për t’u bërë burrë!

Në festivalin e muzikës së lehtë italiane është i shtëpisë vitet e fundit, njëherë duke u ngjitur në skenë me grupin e tij “La fame di Camilla” e më pas si autor këngësh të interpretuara nga të tjerë. Ermali ka krijuar edhe për këngëtarë të njohur si: Patty Pravo, Marco Mengoni, Francesco Renga, Giusy Ferreri, Zero Assoluto. E për gjithçka që ka arritur deri më sot falënderon nënën e tij, gruan që i tregoi rrugën për t’u bërë burrë.

Ermal Meta, 36 vjeç, sot është emër i dëgjuar në panoramën e muzikës së lehtë në Itali. Në disa prej intervistave të tij, ai pohon se të gjitha këngët janë autobiografike, sepse ai nuk është i zoti të shkruajë “serialin”, atë që quhet në italisht “La fiction”.

Nuk dëshiroj të bie në sentimentalizëm, sepse nuk e preferoj. E veçanta këtu është të reflektosh vetëm të përgjithshmen. Dhe motivi i këngës nuk është dhuna, por mosbindja ndaj saj. Unë dëshiroj vetëm të tregoj histori dhe se mundem të përcjell mbështetje, hare. Melankonia (nuk gjej fjalën në shqip) mirë se të vijë. Jam i lumtur që ndokush e ndjen këtë. Kur shikon Guernica të Pikasos, pikturë sublime, nuk ndjehesh mirë, e megjithatë është një vepër e paimagjinueshme, e bukur dhe forcë”.

Për gazetaren Raffaella Serini, pyetjes provokuese nëse emigrimi në moshën 13-vjeçare nga Shqipëria në Itali, mund ta bëjë një simbol të “integrimit të lumtur”, ai i përgjigjet me krenarinë e një djali.

Nuk dëshiroj të jem. Nuk duhet ecur pa menduar të integrohesh, por të realizohesh. Kam ardhur me një traget normal me nënën dhe time motër, jo me gomone si ka shkruar ndonjë gazetar. Në Itali jam pritur shumë mirë dhe kam qenë me fat për këtë”.

Për Ermalin, muzika është si një grua që mërzitet shpejt, ndaj duhet t’i rrish pas. E ndër bashkëpunimet vlerëson shumë Patti Bravo, ku pohon se, ajo është një këngëtare që nuk ecën, por fluturon.

Kot nuk thonë që është një divë. Unë jam i nderuar që kam mundur të shkruaj për të. Shumë këngëtare femra janë interpretuese të krijimtarisë time. Kam një empati shumë të fortë me profilin femëror. Kjo është edhe si rrjedhojë e jetës sime. Unë jam rritur me dy profile të forta që janë gjyshja dhe nëna ime. Jam një feminist i bindur, e quaj femrën një qenie superiore në krahasim me mashkullin. Mashkulli është më thjeshtë me bazë. Gruaja është me shumë profile dhe kjo është edhe më e vështirë për ta paraqitur. Emotivisht jam më i prirur të shkruaj për gruan”.

Teksa planet dhe axhenda muzikore janë të ngjeshura në këtë periudhë, në gjithë këtë përvojë të konsoliduar tashmë, edhe pse të vështirë, ai nuk rresht së vlerësuari femrën më të rëndësishme në jetën e tij.

Falënderoj gruan që më tregoi rrugën për t’u bërë burrë, nënën time!

E kësaj ndjesie i bashkëngjit një varg të vyer që nuk do harronte kurrë së përsërituri, një strofë të Ivano Fossatit: “Thonë që ekziston një kohë për të mbjellë dhe një më e gjatë për të pritur, unë them që ekzistonte një kohë e ëndërruar ku ishte e nevojshme të ëndërroje” (Dicono che c’è un tempo per seminare e uno più lungo per aspettare, io dico che c’era un tempo sognato che bisognava sognare).

E në planet e qëndrueshme, e ka një, “të largoj të ardhmen sa më shumë” pohon Ermal Meta.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 123

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top