Në fokus

May 16, 2016 | 8:06

Ermonela Jaho fiton “Oscar-in” e Operas: Kushdo që i dedikon jetën pasionit të tij është gjithmonë fitues

Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho është shpallur fituese e “International Opera Awards”. Sopranoja me famë botërore ishte e nominuar në kategorinë  “Reader`s Award” dhe arriti të triumfonte mes shumë figurave të shquara të artiti rus dhe latin.

Ky çmim, që mund të quhet si “Oscar”-i i Operës Botërore

Ajo mposhti konkurrencën e fort të yjeve si: Danielle De Niese, Joyce Di Donato, Michael Fabiano, Gerald Finley, Juan Diego Flórez, Dmitri Hvorostovsky dhe Eva-Maria Westbroek.

Me rastin e ndarjes së çmimeve Ermonela Jaho interpretoi “Un Bel Di” nga Madama Butterfly.

“Dua të falenderoj të gjithë admiruesit e artit tim nëpër botë dhe veçanërisht në Shqipëri për mbështetjen dhe dashurinë…..Kushdo që i dedikon jetën pasionit të tij është gjithmonë fitues… Ju dua të gjithëve!” , shkruan Ermonela në një postim në rrjetet sociale.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top