Britanikja “The Times” ka vlerësuar në mënyrë të jashtëzakonshme këngëtaren shqiptare të operës Ermonela Jahon, përmes një artikulli të titulluar shkurt “Madama perfekte”.
“Ermonela Jaho është antiteza e divave të kopsitura që vijnë në operat e mëdha me një seri albumesh të arjeve të njohura, intervista dhënë gazetave dhe medias më të madhe, dhe një makineri PR pas tyre. Sopranoja shqiptare, e cila arriti kulmin e suksesit dhe pushtoi mediat me Sour Angelica në 2011, rikthehet këtë muaj në një rol akoma më kërkues, Geishën e Pucinit në Madam Butterfly”, shkruan The Times.
The Times risjell në kujtesë me pak fjalë karrierën në ngjitje të sopranos Ermonela Jaho dhe sfidat e saj, ku konkretisht shkruan se “Sopranoja shqiptare, që u bë lajm kur zëvendësoi Anja Harteros me “Suor Angelica”-n e Puçinit në Royal Opera House në vitin 2011, është kthyer këtë muaj për një rol edhe më të kërkuar: për zemër-lënduarën Cio-Cio-San, geishën tragjike të “Madam Butterfly”-it të Puccinit”.
Ermonela Jaho, me 23 mars fillon serinë e shfaqjeve të Madam Butterfly në Operan Mbretërore të Londrës në Coven Garden.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.