Nga dita e sotme, në të gjitha pikat e shitjes , do të gjeni numrin e ri të revistës ‘Psikologjia’.
E njohur si dentistja e VIP-ave, ajo i ka dhënë jetë pasionit me sa mund e djersë, po aq dhe dashuri. Në rrugëtimin e saj, i njeh vetes si pikën më fortë, durimin dhe të pajtuarit me sfidat si udhët më të mira njohëse në profesion dhe jo vetëm.
Në këtë rrëfim në revistën “Psikologjia”, Ersida Calja shpërfaq edhe pjesën më ndjesore të të qenit bijë e dy prindërve model për të. Ajo nuk resht së përmenduri familjen, të cilët kanë qenë mbështetësit e saj kryesorë në çdo hap që ka hedhur, ndaj dhe ky rrëfim më së shumti merr vlerë si një arritje, të cilën ia dedikon atyre.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.