Mirëqenie

December 25, 2018 | 8:20

Ersida Calja: Klinika Dentare Brilant, siguria dhe avantazhet e implanteve, ambicja për profesionalizëm

AVANTAZHET E IMPLANTEVE, PROCEDURA KIRURGJIKALE DHE REALIZIMI I SIGURT FALË EFIKASITETIT DHE BIOKOMFORTIT

Ambicia për profesionalizmin e vazhdueshëm, e ka bërë të jetë një këmbëngulëse e fortë e bindjes se me punë mund t’ia dalësh. Garancinë dhe shpërblimin po e merr njëherësh në mënyrë të njëtrajtshme, ndërsa vlerëson se suksesi nuk mund të vijë pa një punë ekipore, grupi. Doktoresha stomatologe Ersida Calja thotë se i ka shtruar bindshëm rrugët, ndërsa me avancimin e fushës ku zhvillon karrierën, pohon se implantologjia i ka rrëmbyer zemrën. Falë teknologjisë shkencore, Ersida rendit avantazhet se përse kjo procedurë është efikase dhe biokomforte, si dhe jep këshilla specifike për personat që u lejohen këto ndërhyrje.

ersida-calja

Implantet dentare janë një teknologji e fundit në stomatologji, konkretisht çfarë janë ato?

Implantologjia është e sotmja e Stomatologjisë. Implantet dentare janë projektuar për vendosjen intrakockore në nofulla. Ato kanë formë konike ose cilindrike të diametrave të ndryshëm dhe përbëhen nga titanium, material ky me osteointegritet të lartë për organizmin e njeriut. Implanti dentar zëvendëson rrënjën natyrale dhe janë të projektuar për vendosjen intrakockore në nofulla. Ato aplikohen kur pacientët kanë mungesë të pjesshme ose të plotë të dhëmbëve për t’i zëvendësuar këto hapësira pa prekur dhëmbët natyral fqinjë. Implantet janë biokompatibël për organizmin.

Cilat janë përsosjet e fundit në këtë drejtim dhe ju vetë prej sa kohësh merreni me implantet?

Klinika Dentare “Brilant” ka mbi 5 vite në treg dhe impiantet dentare janë aplikuar që prej fillimit dhe vazhdojnë të aplikohen gjithnjë e më shumë në mënyrën më profesionale të mundshme në bashkëpunim me kirurgë shqiptarë dhe të huaj. Procedura kirurgjikale e vendosjes së impianteve realizohet në një ambient steril me pajisje të teknologjisë së fundit.

Kush është kandidat potencial për vendosjen e impiantevedentare?

Kandidatet potencialë për vendosjen e një apo disa implanteve janë mbi moshën 18-vjeçare për djemtë dhe 16-17-vjeçare për vajzat pasi të ketë përfunduar zhvillimi i skeletit. Për të rriturit nuk ka një limit moshe. Përqindja e suksesit të implanteve varion 90-100%. Për të pasur një rezultat të mirë, duhet që të vendoset një diagnozë e saktë, të studiohet mirë skaneri 3D, gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientit të jetë e mirë, të ketë higjienë të mirë orale. Faktorët rriskues janë: duhani, alkooli, higjiena jo e mirë dhe disa sëmundje si: diabeti, osteoporoza etj.

ersi

Sa dhëmbë implanti mund të vendosen në gojë dhe cila është jetëgjatësia e tyre?

Në rastet kur pacienti ka mungesë të të gjithë dhëmbëve në të dyja nofullat, atëherë në varësi edhe të studimit paraprakisht të skanerit 3D të pacientit, mund të vendosen 6-8 implante për nofull dhe pas një periudhe 3-6 mujore mbi këto implante të vendosura, merret masa për vendosjen e urave fikse. Jetëgjatësia e implanteve në gojë është e lidhur me disa faktorë si: gjendja e përgjithshme shëndetësore, pastrimi i rregullt i gojës, ndërhyrja të bëhet e saktë.

Cilat janë avantazhet nëse mund t’i rendisim me pika?

Avantazhet e implanteve janë: 1-Zëvendësojnë një apo disa dhëmbë që mungojnë, pa prekur dhëmbët fqinjë. 2-Ruajmë kockën e nofullave nga humbjet. 3-Janë biokompatibël për organizmin. 4-Funksioni i implantit është zëvendësimi i rrënjës së humbur. 5-Vendosja e implantit është procedurë e shkurtër, afërsisht 20 minuta dhe e padhembshme. 6-Eliminojmë mbajtjen e protezave të lëvizshme duke aplikuar ura fikse mbi implante. 7-Sigurojnë mbështetje të lartë për një protezë totale të lëvizshme, duke e bërë atë më të qëndrueshme dhe komforte. 8-Rrisin vetëvlerësimin e pacientit, duke përmirësuar stilin e jetës dhe të të ushqyerit.

Ka një kusht specifik për higjienizimin e tyre apo mirëmbajtjen?

Kushti parësor është higjiena e mirë e pacientit. Pacientët duhet të ndërgjegjësohen. Në momentin që vendosin impiantet, të kujdesen në mënyrë sistematike për higjienën orale. Gjithashtu duhet të bëjnë kujdes të mos abuzojnë me alkoolin dhe duhanin.

Sa herë duhen kontrolluar dhe kur bëhet zëvendësimi i nevojshëm?

Kontrollet duhet të jenë periodike sikurse edhe për dhëmbët natyral. Çdo 6 muaj duhen bërë kontrolle tek dentisti për të parë ecurinë e tyre. Nëse higjiena është në nivelin e duhur dhe bëhen kontrollet, mund të mos jetë i nevojshëm zëvendësimi i tyre por jetëgjatësia mund të jetë e përjetshme.

Sa e vështirë është kjo fushë dhe sa ndihmon puna në ekip për mbarëvajtjen dhe ecurinë e impianteve të shëndetshëm?

Sigurisht që është një fushë e vështirë dhe duhet studiuar shumë që të arrish në ndërhyrjet kirurgjikale për vendosjen e implanteve. Personalisht është një nga fushat e mia të preferuara. Puna në ekip ndihmon shumë, pasi bashkon eksperiencat dhe njohuritë për të ofruar një punë në maksimumin e cilësisë. Në klinikën “Brilant” impiantet realizohen si procedura kirurgjikale të sigurta, duke u realizuar në një ambient të ekipuar, në kushte sterile dhe me aparatura të teknologjisë së fundit.

KLINIKA DENTARE BRILANT

Rruga “Mine Peza”, pranë “Kafe Flora”, në hyrje të Rrugës së Durrësit

Cel: 069 582 8670 | E-mail: [email protected]

Botuar në revistën “Psikologjia”, Nr. 138

Tiranë

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top