Diabeti i tipit 2 në të vërtetë është gjendje afatgjatë mjekësore, e cila mund të ndikojë në mënyrë drastike në cilësinë e jetës. Fatmirësisht, ndryshimet e vogla mund të lehtësojnë kontrollimin e sheqerit në gjak, ndërkaq një erëz është posaçërisht e dobishme.
Ky lloj diabeti do të thotë që pankreasi nuk mund të prodhojë mjaftueshëm insulinë dhe të kontrollojë nivelin e sheqerit në gjak. Nëse gjendja nuk vihet nën kontroll, rrezikohemi nga sëmundje të rrezikshme të zemrës. Mirëpo, përshtatja e ushqimit është shumë e rëndësishme. Njëra ndër erëzat e cila ndihmon dukshëm është kanella.
Studimet kanë treguar që kanella mund të përmirësojë nivelin e glukozës dhe të shtojë ndjeshmërinë ndaj insulinës. Rezultatet e studimit klinik të publikuara në revistën Diabetes Care kanë treguar që kanella vepron në glukozë dhe kolesterol te personat të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe zvogëlon rrezikun nga komplikimet e zemrës.
Marrja çdo ditë e një, tre apo gjashtë gramëve ka treguar që zvogëlon kolesterolin e keq pas 40 ditëve konsumim, ndërkaq pikërisht kolesteroli është përgjegjës për sëmundjet e sistemit kardiovaskular.
Përfitimet që sjell kanella:
- Parandalon mpiksjen e gjakut
- Lehtëson dhimbjet tek personat që vuajnë nga artriti
- Forcon imunitetin
- Kuron konstipacionin.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.