Lifestyle

January 31, 2019 | 10:50

Është 70 vjeçe, por tregon sa gjysma… Ja sekreti i saj për një rini të përjetshme

Ajo tashmë ka festuar ditëlindjen e saj të 70-të, por kjo grua me emrin Norma Williams nuk tregon aspak për moshën që ka. Pamja rinore dhe fiziku i saj e bëjnë atë të duket si një vajzë. Kjo bën që ajo të ndihet mirë dhe të jetë në momentin më të mirë të jetës së saj.

Por cili është sekreti i kësaj gruaje? A e keni gjetur vërtet eliksirin e rinisë?

Norma është një grua angleze, e cila e ka braktisur Britaninë me shi për të shkuar në Umbri, që pas daljes në pension. Prej 27 vitesh ajo është e martuar me burrin e saj Laurie, i cili është 10-vjet më i vjetër se ajo, pra aktualisht është 80 vjeç.

Në një foto të postuar në rrjetet e saj sociale Norma shkruan: “Mosha është një shtet i mendjes. Unë nuk jetoj në atë shtet. Unë jetoj në Itali, vendin e bukurisë, modës, diellit, ushqimit të mirë dhe verërave!”

Norma thotë se për të qenë e bukur, nuk është e nevojshme të kemi përmasat e një modeleje. Gjëja e rëndësishme është të jesh e zgjuar. Forma e saj e shkëlqyer është rezultat i kujdesit ekstrem të trupit. Norma ushtrohet çdo ditë, e ka filluar këtë që kur ishte 20 vjeçe. Ajo e dashuron ecjen dhe kjo gjë e ndihmon të mbaj nën kontroll peshën.

Norma ndjek një dietë të shëndetshme dhe të balancuar, por nuk privohet. I pëlqen mëngjesi i rrëmujshëm, pi dy kapuçino dhe ha një pastë. Dhe nuk lë mënjanë frutat, sidomos ajo sezonale.

Darka e saj zakonisht përbëhet nga proteina dhe perime: karota, brokoli, fasule, kërpudha të gatuara në salcë soje, vaj ulliri, fara, boronica ose arra.

Pjata e saj e preferuar është spageti gruri, i shoqëruar nga perime dhe vaj ulliri, të cilin e adhuron. Por nuk mungojnë biskotat e saj dietike, çokollata apo sallata me kos grek, mjaltë dhe arra. Gjëja e çuditshme është se ajo pi verë të kuqe çdo natë, por kurrë nuk pi para orës 19:00.

Pra, këto janë sekretet e rinisë së kësaj gruaje 70-vjeçare, e cila falë stilit të shëndetshme të jetesës dhe vitalitetit të saj, tregon shumë më pak. Kush nuk do të donte të dukej si ajo në moshën 70 vjeçare?

Burimi / www.positivevibration.guru

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top