Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Dashuria dhe besimi që ndiejmë kur kemi nënën në krah nuk krahasohet me asgjë tjetër. Sado të pavarur dhe dinamikë sa duam të dukemi, është e vështirë të vazhdojmë në jetën tonë pa nënën tonë. Ajo është një dhe i vetmi person që ne e dimë se do të jetë gjithmonë aty për ne. Dhe sado që të duket e çuditshme, ne kemi më shumë nevojë për nënën tonë kur lindim vetë fëmijët tanë.
Në këtë artikull do t’u tregojë sesi një grua që tani ka familjen e saj më shkruan për mënyrën se si është të rrisësh fëmijë pa pasur nënën në krah dhe pyet veten se si është ajo çfarë të tjerët thonë: “Nëna ime është mikja/shoqja ime më e mirë”.
“A mundet që nëna juaj të jetë me të vërtetë shoqja juaj më e mirë? Shumë nga miqtë e mi thonë po, është e mundur. Dhe nëse ajo nuk është shoqja juaj më e mirë nga të gjitha, ajo është personi me të cilin ndjeheni më afër se pothuajse të gjithë të tjerët.
Pyes veten si duhet të jetë ajo ndjenjë.
Duhet të jetë shumë bukur që të kesh dikë për ta marrë në telefon, të dëgjosh një fjalë inkurajuese pas një dite shumë të lodhshme. Ose të dini se kur të ktheheni në shtëpinë tuaj atërore, një ëmbëlsirë e shijshme ose një pjatë me ushqim të nxehtë do t’ju presë. Një vend i sigurt ku nuk do të ketë energji negative ose kritika të vazhdueshme. Vetëm dashuri.
Nuk e di se çfarë është kjo ndjenjë dhe shumë herë trishtohem.
Kam një nënë që jeton dhe merr pjesë në jetën time, por marrëdhënia jonë është e largët dhe zyrtare.
Jam vazhdimisht në dilemë të dua të shkëputem nga gruaja që më solli në këtë botë, për të ndjerë qetësinë që më duhet. Sepse pres se mbase ajo do të ndryshojë dhe të bëhet nëna që kam dashur gjithmonë të jetë. Një nënë e ngrohtë, pozitive dhe e butë.
E vërteta është se kjo nuk do të ndodhë kurrë.
Lexoj histori për gratë që kanë një marrëdhënie kaq të veçantë me nënat e tyre dhe nuk mundem…, veçse të ndjejë pak xhelozi. Pse ato kanë nëna kaq të mrekullueshme?
Po, e pranoj që motra ime dhe unë kemi pasur momente të bukura duke u rritur. Jetonim në një shtëpi të rehatshme dhe na u plotësuan të gjitha nevojat fizike dhe materiale.
Por dashuria nuk shihet në të mirat materiale. Nuk është e mbështjellë me letra të zbukuruara dhe harqe të bukura.
Dashuria flet nga shpirti. Është një prekje e ngrohtë e dorës kur ke frikë. Një përqafim që nuk dëshiron të mbarojë kurrë. Janë fjalë të vogla dhe të thjeshta që vijnë nga zemra, pa u detyruar nga askush dhe asgjë.
Është e vështirë të jem e njëjta nënë kur nuk kam nënën time të mbështetem. Kam frikë të telefonoj mamanë time sepse nuk e di në çfarë gjendje mendore do ta gjej. Nuk e di nëse kam energji për të luftuar negativitetin e saj.
Për vite u përpoqa të luftoja refuzimin mendor dhe indiferencën që po përjetoja.
Dhe pastaj, një ditë vendosa! Nuk doja të jetoja më kështu. Nuk do ta lejoja përsëri nënën time të më tërhiqte në ujërat e errëta të emocioneve negative.
E kuptova që nuk mund ta kontrolloj. Nuk mund ta ndryshoj. Jam unë përgjegjëse për lumturinë time. Kështu që unë thjesht kam një marrëdhënie zyrtare me të.
Nëna ime nuk është modeli që doja të kisha për të rritur fëmijët e mi. Është ajo që nuk dua t’i ngjaj. Dua që fëmijët e mi të dinë sa i dua dhe sa mirënjohëse jam që i kam në jetën time. Nuk u them se i dua thjesht, ua tregoj!
Ua tregoj me përqafimet e mia të panumërta.
Ua tregoj me puthje, në duar, në flokë, në ballë, në faqe.
Ua tregoj duke u thënë se më mungojnë kur jam në punë dhe i inkurajoj të tregojnë me mua atë që ndiejnë.
Dashuria është e madhe dhe e komplikuar. Vlen të flasim për të!
Kështu…, ndërsa vajtoj nënën që nuk e kisha kurrë, bëj gjithçka që mundem për t’u bërë nëna që kanë nevojë fëmijët e mi.
Fëmijët e mi do ta dinë që unë i dua shumë, sepse ata do ta ndiejnë atë. Ata do ta dinë sa vlejnë dhe kurrë nuk do të pyesin veten nëse i dua apo jam krenare për ta… “
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.