Lifestyle

August 27, 2019 | 9:16

Është qen apo mace? Fotografia e kësaj kafshe është bërë mjaft virale

Ne njohim dhjetëra kafshë që janë bërë shumë të njohura në mediat sociale. Në listën tashmë të gjatë të miqve me katër putra, të cilët kanë pushtuar web-in për veçantinë e tyre specifike, shtojmë edhe Atchoum.

Por si mendoni, është qen apo mace? Në përgjithësi është e lehtë të dallohen dy kafshë, por në këtë rast është mjaft e vështirë, siç dëshmohet nga një test shumë i shpejtë në Instagram i kryer nga pronarja e saj Nathalie, e cila pa që shumë përdorues dështuan.

Atchoum është e mbuluar me qime të gjata dhe shpesh tregon vetëm sytë, kështu që në foto të shohësh vetëm fytyrën serioze në plan të parë është mjaft e thjeshtë për të bërë gabime. Ne do t’ju heqim sikletin! Atchoum në fakt, është një mace, dhe është protagonistja e shumë videove aq shumë të këndshme, vetëm ose së bashku me Nathalie, saqë ndiqet nga pothuajse 400 mijë ndjekës.

Atchoum vuan nga hipertrikoza, një gjendje gjenetike që bën që flokët e saj të rriten përtej normales. Por pavarësisht kësaj, macja nuk ka asnjë vështirësi ose bezdi… Ajo thjesht duhet të shkojë pak më shpesh tek berberi.

 

 

Burimi / https://www.supereva.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top