Në fokus

June 10, 2020 | 8:06

Esmeralda Birçaj: Ata që ju përdorin për të kaluar vetminë e tyre…

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Dhe t’i lumturohesh, sepse disa njerëz kërkojnë shoqërinë tënde dhe dëshirojnë të jesh pranë tyre. Por vëre pak re! Kur e bëjnë atë? Fatkeqësisht, kur janë vetëm! Kur kanë mbaruar. Sugjerojnë shëtitje, bisedë dhe shoqëri sepse nuk kanë shoqëri. Kur ti je vetëm, a janë ata, atje për ty? Aktualisht, japin ata në jetën tuaj?

E vështirë…!

Janë ata që janë të interesuar për praninë tuaj, kur ndjehen të vetmuar dhe jo kur ju jeni zhytur në tuajën. Gjetje e vështirë por e vërtetë! Ata janë njerëzit që kërkojnë dëgjues për të treguar problemet e tyre, për t’u qetësuar, për t’u çlodhur. Ju jepni bujarisht kohën tuaj, vëmendjen tuaj dhe gjendjen tuaj të mirë. Në fund çfarë mbetet?

1

Mendoni se keni ndihmuar një mik i cili ishte në nevojë ndërsa për atë përballë jush, ju keni qenë vetëm një stacion pushimi dhe reagimi që do të harrohet gjatë rrugës. Kur të vijë koha që ju të kërkoni një oaz të freskisë në vorbullën e problemeve tuaja, këta njerëz nuk do të jenë aty për ju! Pse? Sepse kështu janë karakteret njerëzore! Shumë fjalë!

Kështu që hapni antenat tuaja dhe vendosni. Shikoni! Qëndroni larg dhe mbani afër jush njerëz të vërtetë, miq të vërtetë që do të jenë të pranishëm në jetën tuaj në çdo kohë duke treguar interes real!

Mendoni para se të shpërndani përsëri copat tuaja në mënyrë që disa njerëz të mund të plotësojnë enigmën/puzzle-in e jetës së tyre!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top