Këshilla & Arsye

March 3, 2020 | 8:28

Esmeralda Birçaj: Besimi është një ndjenjë e vështirë, sepse do shumë mund të fitohet, dhe mund të humbasë për një moment…!

 

Besimi është një ndjenjë e vështirë. Është e rrezikshme. Sepse është i fituar me mund dhe mund të humbasë në një moment. Nuk është diçka që e kërkojmë. Është diçka që e marrim pasi e kemi vërtetuar. Dhe nëse nuk mund të vërtetojmë se jemi të denjë për besim, atëherë nuk e meritojmë atë.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Të gjithë rreth nesh çdo ditë kanë nevojë për t’u besuar, qoftë edhe për pak. Duke filluar që nga personi që na bën kafenë e mëngjesit deri tek kolegët dhe bashkëpunëtorët tanë. Që bota të funksionojë siç duhet ne duhet të japim dhe të marrim besim.

Por, sa shpesh pendohemi se sa lehtë i besuam dikujt? Ka raste kur ndiejmë se jemi tallur jo sepse jemi budallenj, por sepse besojmë tek të tjerët më shumë se sa ata meritojnë. Marrëdhëniet e shëndetshme – në të gjitha nivelet – dëshirojnë ndjenja reciproke dhe përpjekje të barabartë. Nuk duhet të konkurrojmë me njëri-tjetrin për atë që jep ose bën më shumë. Çështja është të japim të dy njëlloj, pa mbajtur llogari kush dha apo bëri më shumë.

2

Në fakt, ne e kuptojmë një person vetëm kur jemi plotësisht në pozicionin e tij dhe i shohim gjërat nga këndvështrimi i tij. Mund ta kuptojmë pse është i mërzitur, pse është xheloz, pse grindet… Shkaku është sepse ai i dëshiron gjërat sipas mënyrës së tij, në një mënyrë të caktuar. Nuk është detyrim, dhe as nuk është e çuditshme, është thjesht karakteri i tij që mbase interesohet shumë dhe beson po aq lehtë sikurse edhe lëndohet. Të gjithë krijojmë skema në mendjen tonë kur nuk na shpjegohen. Sepse besojmë se të gjithë të tjerët janë po aq të qartë dhe besnikë për ne ashtu sikurse edhe ne.

Por nuk është kështu. Besimi mund të tronditet në çdo kohë. Një moment, vlerën e të cilit nuk e kishe njohur, deri sa e humb!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top