Sa i përket marrëdhënieve seksuale dhe sjelljes në epokën e koronës, Covid-19 vret seksin e atyre që kanë marrëdhënie seksuale jashtëmartesore ose rastësore.
Është më mirë të kërkosh seks në internet se sa të takoheni…
Megjithatë, theksoj se seksi me një partner seksual të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm është i sigurtë dhe se Covid -19, sipas të dhënave më të fundit shkencore, nuk konsiderohet një sëmundje seksualisht e transmetueshme. Asnjë lloj i virusit nuk është gjetur në spermatozoide dhe lëngjet vaginale të pacientëve.
Seksi anal, madje edhe me profilaksi (mbrojtje) është i rrezikshëm sepse llojet e virusit janë të përfshira në jashtëqitjet e të infektuarve ndërsa prezervativi nuk siguron që virusi të mos transmetohet.
Për më tepër, për shkak se koronavirusi transmetohet përmes kontaktit oral me pështymë dhe mukozë, është mirë që të shmangni marrëdhëniet anale dhe kontaktin oral me njerëz që nuk i njihni. Si përfundim, është domosdoshmëri pastrimi i mirë i lodrave të kënaqësisë. Ndaj, i lani mirë me sapun dhe me ujë të nxehtë lodrat tuaja të seksit!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.