Të gjithë fëmijët e tokës duhet të kenë dikë që t’u japë atyre një puthje të ngrohtë para se të shkojnë në shtrat për gjumë.
“Çdo fëmijë ka të drejtë për një prind. Jo çdo prind ka të drejtë për një fëmijë! “. Sa mençuri fshihet pas kësaj fraze dhe në të njëjtën kohë edhe më shumë dhimbje.
Të gjithë fëmijët e tokës duhet të kenë një strehë, dikë që të kujdeset për ta, t’i dojë ata, t’u mësojë atyre kuptimin e jetës, t’i përqafojë ata, t’i ngushëllojë ata, t’u japë atyre guxim dhe një puthje të ngrohtë në ballë përpara gjumit.
Të gjithë fëmijët e tokës duhet të kenë një strehë, në mënyrë që pasiguria, frika, zërat, stresi, ankthi dhe refuzimi të mos futen aty.
Por sa prej nesh janë të aftë të ofrojnë të gjitha këto?
Ka kaq shumë fëmijë rreth nesh sa shpirtrat e tyre po ulërasin për vëmendje, për kohën, për dashurinë, për kujdesin, për sigurinë.
Prind. Roli më i rëndësishëm i jetës që shpesh luhet gabim ose përgjysmë.
Ndaj jo! Jo të gjithë kemi të drejtë për një fëmijë!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.