Në fokus

May 8, 2020 | 8:03

Esmeralda Birçaj: I nervozuari do të jetë gjithmonë fajtor, i bezdisshmi kurrë

A ka vërtet një person që nuk i ka ndjerë kurrë nervat e tij t’i jenë prishur, t’i jenë bërë “copë”? Të jesh në një situatë kur gjithçka rreth tij e irriton? Nëse e përjashtojmë Budën, logjikisht nuk do të gjejmë dikë tjetër. Të gjithë ne ndiejmë në një moment se, jo vetëm që i kemi nervat”copë”,  por mjerë ai që do i paguajë.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Nuk doni që dikush t’ju flasë. Akoma edhe një mirëmëngjesi t’ju thonë ju shpojnë veshët në vend që t’i përgjigjeni urimit. Sytë juaj shkëlqejnë dhe jeni duke pritur atë që do të bëjë gabimin t’ju provokojë.

Është vërtetuar matematikisht se është kështu kur ju do të dëgjoni gjërat më të bezdisshme që mund të thuhen. Mbërrini në punën tuaj le të themi dhe pastaj do të gjeni kolegun i cili, me atë stilin prej budallai, do t’ju bëjë pyetjen më idiote, “Erdhët?” Jo, ndalova te kioska për cigare dhe do të kthehem pas pesë minutash. S’keni pse të përgjigjeni. Ajo kthesë e mprehtë e kokës, e shoqëruar nga vështrimi më i përgjakur në sytë tuaj, jep përgjigjen e duhur. Dhe kjo është kur bëhet e qartë se ju jeni me nerva. Dhe ky është momenti kur fillojnë komentet: “Erdhi me nerva sot? Çfarë i ndodhi? Çfarë i thashë që u zemërua?”

Kështu të ngjitet rrëshira, stigma e atij njeriu nervoz, por askush nuk mund ta kuptojë pse është me nerva. Sikur të mos kishit asgjë për të bërë sot,  menduat se është mirë të kesh nerva. Thua se keni lindur nervoz në një botë paqeje dhe qetësie. Dhe në vend që t’ju lënë në qetësinë tuaj, për të mirën e tyre në veçanti, ata gjithnjë e më shumë ju tërheqin. Sa kohë mund ta durosh më?

1

Sigurisht, askush nuk u fut në proces të mendojë pse mund të keni nerva. Fakti që ata vetë ju acaruan do të thotë që juve kurrë nuk e kaluat në mendje. Jo, askush nuk zgjohet një mëngjes duke synuar që dita e tij të ketë nerva. Askush nuk lindi i zemëruar.

Përkundrazi, shumë kanë lindur të bezdisshëm. Duke pasur dhuratën të provokojnë nervat e të tjerëve. Sepse sido që ta bëjmë, pa marrë parasysh sa i sjellshëm je, pa marrë parasysh sa durim ke, nuk mund të futesh në procesin e tolerimit të sjelljeve irrituese. S’mund të durosh më duke iu përgjigjur pyetjeve idiote. Jeni qenie njerëzore me kufij dhe qëndrueshmëri dhe një ditë do të vijë momenti kur nervat tuaja do “pëlcasin”. Dhe sa më shumë të durueshëm jeni, aq më shumë ju prishen nervat. Dhe pastaj, gjeni një vrimë ku të hyni.

Nervat. Një energji që sa më shumë të grumbullohet, aq më e rrezikshme bëhet. Diçka si një tërmet. Sa më e shpeshtë, aq më e vogël. E madhja është katastrofike. Përfundimi?

Mos kini frikë nga nervat tuaja dhe mos i shtypni ato. Një cigare, frymëmarrje të thellë dhe mbase do të qetësohen. Dhe nëse nuk qetësohen, le të shprehen. Do të ndjeheni më mirë dhe do të vendosni në vendin e tyre të gjithë ata që ju shqetësojnë, por që nuk janë kurrë fajtorë. Sepse nervat janë energji.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top