Në fokus

June 15, 2020 | 8:10

Esmeralda Birçaj: I vetmi person që do t’ju bëjë të lumtur është imazhi juaj në pasqyrë!

Ditët kalojnë, vitet kalojnë dhe ato ju lënë me një ndjenjë zhgënjimi. Vazhdimisht po kërkoni diçka ndryshe që do të ndryshojë jetën tuaj. Zakonisht e kërkoni atë në një lidhje ose në një miqësi. Sidoqoftë, kjo ndjenjë ekziston akoma dhe mbizotëron e zbeh jetën tuaj të përditshme.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Çfarë ka që nuk shkon me ty? Pse nuk ndryshon jeta juaj dhe nuk merr kthesën më të mirë të mundshme? Përgjigja është e thjeshtë. I vetmi person që do të ketë sukses, që do të ndryshojë jetën tuaj, jeni ju vetë. Askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë.

Mos prisni që të tjerët t’ju ofrojnë, sepse e vetmja gjë që mund të bëni është të gaboni me qëllim, të humbisni dhe të zhyteni në zhgënjim. Ju mund ta bëni këtë e të keni sukses duke marrë vendime tani e tutje si dhe duke ndryshuar mënyrën si mendoni. Vendime që do të shkojnë paralelisht me vlerat dhe dëshirat tuaja. Vendime që nuk do të merrni në momente me shpirtin e vluar ose për të kënaqur të tjerët. Përveç kësaj, ju duhet të ulni pritjet tuaja për të tjerët.

Nëse ofroni shumë, prisni të merrni të njëjtën…, gjë që nuk ndodh në fund, nuk është faji i personit që nuk u dëshmua i denjë për pritjet tuaja, por ju vetë. Ju që i jepni vlerë njerëzve pa qenë të sigurt. Sepse për t’u dhënë plotësisht, duhet të jesh i sigurt për personin para teje. Përndryshe, ju hapni çantën e Ajolit me pasoja katastrofike për psikologjinë tuaj.

1

Pohoni, kërkoni, shprehuni, luftoni dhe ndryshoni mënyrën si perceptoni gjërat dhe situatat. Mos harroni se i vetmi person që do t’ju bëjë të lumtur është imazhi juaj në pasqyrë!

E tëra çfarë duhet të bësh është një kritikë e brendshme dhe njëkohësisht një diskutim i gjithë çështjes me të. Vetëm kështu do të shihni që ëndrrat tuaja marrin formë dhe jeta juaj do të ndryshojë për mirë…!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top