Dashuria është një koncept kompleks dhe aq sa ne të gjithë flasim për të, pak mund ta kuptojnë kuptimin e saj. Shumë njerëz e kombinojnë atë në një mënyrë krejtësisht të ndryshme dhe krejt egoiste në mendjet e tyre. Dashuria është një ndjenjë e pastër dhe unike.
Është ajo që mund të ndryshojë një person dhe ta çojë atë në versionin e tij më të mirë.
Dashuria jonë për një qenie njerëzore duhet të jetë sinonim i pranimit dhe mbështetjes. Sepse kur e duam dikë, është e vetëkuptueshme që ne qëndrojmë pranë tij, pavarësisht vendimeve të tij. Ne nuk jemi armiqtë e tij (edhe nëse nuk jemi dakord) por aleatët e tij në të gjitha hapat e tij. Në fund të fundit, ta duam atë do të thotë që duam më të mirën për të. Dhe nëse ai mendon se është më mirë të ndjekësh dëshirat e tij (dhe ndoshta vuan dhe mëson prej saj), atëherë ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç që ta mbështesim.
Kjo është gjëja më e mirë për të bërë, dashuria të shkojë krah për krah me mbështetje. Dy koncepte të ndërlidhura. Megjithatë, pak e kuptojnë këtë dhe, edhe më pak e vëzhgojnë. Shumica prej nesh bëhemi egoistë dhe mendojmë vetëm për vete, vetëm për të mirën tonë, lehtësinë tonë, duke fshirë personin për të cilin teorikisht kujdesemi në mendjet tona.
Edhe nëse partneri ynë ka një mundësi unike në biznesin e tij dhe çmimi për promovimin e tij – gjë që do ta bënte atë të lumtur – është të punojë më shumë orë. Kjo automatikisht do të thotë që momentet tona të zakonshme, orët që do ta shohim atë, do të ulen. Sigurisht që ai preferon ta kalojë kohën e tij me ne, dhe ne preferojmë ta kemi atë në anën tonë, por kur ai të paraqitet me një mundësi që ne e dimë që ai e donte shumë dhe që kjo do ta bëjë atë të ndjehet i plotë duke justifikuar përpjekjet e tij, ne duhet ta inkurajojmë atë për ta ndjekur dhe mbështetur atë në të dhënat e reja.
Nuk duhet të mërzitemi që ai po na lë pas dore, duke i bërë presion dhe duke pasur kërkesa të tepërta, të cilat ne e dimë se nuk mund të na i plotësojë në atë moment, por mund ta kuptojmë dhe aq sa mundemi ta lehtësojmë nga stresi, presionet e panevojshme dhe përgjegjësitë. Nuk nënkuptojmë të kalojmë në ekstremin e indiferentizmit, por të pranojmë që ai mund të mos jetë në gjendje të na ndihmojë sot me blerjet e tij në supermarket dhe që mund të na mungojë shfaqja e pasdites në kinema, sepse ai duhej të qëndronte në zyrë deri vonë.
Nëse vërtet duam, do të tregojmë mirëkuptim. Do të tregojmë me qëndrimin tonë se e kuptojmë atë dhe se vërtetë jemi në krah të tij. Sepse interesi ynë nuk shfaqet vetëm në teori dhe gjëra shumë të thjeshta por më shumë në vështirësi dhe veprime.
Kur nuk jemi të kënaqur me evolucionin e njeriut tonë, por qëndrojmë në atë që do të na privohet (edhe nëse kjo është prania e tij për një kohë) ne sillemi në mënyrë egoiste dhe individualizmi ynë nuk futet në një marrëdhënie të shëndetshme, bazuar në ndjenjat e sinqerta.
Sepse kur mendojmë vetëm për veten, atëherë ne thjesht nuk duam vërtetë. Ne nuk po flasim për vetëflijim, po mendojmë qartë për veten tonë por edhe njeriun tonë. Të jesh i drejtë dhe objektiv, t’i peshosh gjërat siç duhet. Le të mos shohim vetëm kënaqësinë tonë, por edhe atë të partnerit tonë.
Kur themi se e duam dikë dhe i themi, nënkuptojmë se duam ta shohim atë të eci/shkojë përpara, dhe jo ta mbajmë prapa. Nëse ai sillej në të njëjtën mënyrë egocentrike ndaj nesh, ne nuk do të thoshim që ai kujdeset për ne dhe nuk dëshiron të na humbasë, por që ai nuk dëshiron lumturinë tonë, që ai të mund të jetë xheloz për përparimin tonë dhe sigurisht që ai nuk na do. Dhe kjo është e vërteta.
Sepse, dashuria e vërtetë është një mbështetje e përhershme, është mirëkuptim dhe vetëmohim për personin që kemi zgjedhur pranë nesh.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.