Njeriu im.. Do të jetë ai që do të largoj dhjetë herë dhe dhjetë herë do të kthehet me sytë e tij plot dashuri. Do të jetë ai që, në ato orë të çuditshme kur nuk do të jem në gjendje të duroj veten, do të vajosë plagët e mia me dashurinë e tij dhe do të përkëdheli me durim gabimet e mia.
Ai që nuk do të ketë egoizëm mbi shtatin e tij, por burrërinë e tij. Se do t’i them nuk mund të qëndroj/duroj dhe ai do të më thotë: “Do të duroj unë për Ty!”
Ai do të ketë në dorë trëndafila të fshehur pas shpinës dhe jo armë. Se në ditët kur do më shqetësojnë fajet dhe pasiguritë e mia ai nuk do të më pyesë, nuk do të presë përgjigje me vetullën e ngritur, por do ma mbajë dorën më fort dhe do të më tërheqë në parajsën e tij, që të dëbojë nga pjesa ime e brendshme shiun, ftohjen dhe ferrin tim.
Njeriu im.. Do të më kujtojë çdo ditë se është këtu, ai nuk do të më kërkojë të jem. Do të më fitojë, do të më kërkojë. Ai do të më ketë, nuk do të më posedojë. Njeriu im.. Ai do të më flasë për dunat dhe diell -at e bukur që fshihen pas shpateve në të njëjtën kohë që demonët e mi do të kërcejnë/hedhin valle në mendjen time dhe unë do të zhytem në një grumbull kujtimesh.
Njeriu im.. Do të jetë një zog i madh i bardhë që do të më fshehë në krahët e tij, të mos më gjejnë përsëri mishngrënësit lakmitarë të jetës sime që festuan me gjakun tim. Njeriu im do të zgjohet të më përkëdhel ballin, do më fshijë lotët nga ëndrrat e zeza në agim. Ai do të më tregojë përrallën më të bukur për të rënë në gjumë/për të fjetur, nuk do të jetë makthi që më mban zgjuar pasdite.
Njeriu im do të jetë një varkë e madhe e bardhë që do të udhëtojë në ujërat blu të detit më të qetë. Ai do të më tërheqë me të si një anije. Ai nuk do të më fundosë për ta shpëtuar.
Njeriu im do të duket si ti/do ngjajë me ty. Ai do ketë për buzëqeshje të gjitha behar-et e tjera të jetës sime. Do ta quajnë si ti… Jeta ime!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.