Në fokus

March 7, 2020 | 8:07

Esmeralda Birçaj: Të jetosh ashtu siç dëshiron, jo ashtu siç duhet!

Një nga dilemat më të zakonshme që na shënjon qysh nga momenti kur kemi lindur është ai i “dua-duhet”.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Kush nuk e mban mend mamanë e vet që i ka ndaluar akulloren në janar, sepse nuk duhet? Kush nuk ju ka pyetur se çfarë doni vërtetë në jetën tuaj ose kush nuk ju ka thënë bëj atë ose atë tjetrën? Çdo ditë ne ballafaqohemi me pyetje të tilla vazhdimisht dhe vazhdimisht.
Sa dëshira u sakrifikuan në altarin e “duhet” dhe sa diktate të arsyes u mposhtën nga dëshirat? Infinite.
Çfarë është më në fund e drejtë? Cila është rruga që do të na bëjë vërtet të lumtur dhe do të na bëjë të ndjehemi të plotë dhe të përmbushur?

1
Hapi i parë është padyshim vetënjohja (njohja e vetes). Të dish se ku shkel dhe ku gjendesh, qëllimet, dëshirat e tua dhe çfarë tjetër mund të jetë në mendjen tënde, duhet të jetë e qartë. Është më e rëndësishmja për pranimin ose refuzimin e mëvonshëm të planeve tuaja. Sepse nëse nuk e dini atë që dëshironi, do të ketë kaos brenda jush dhe kaosi do t’ju sjellë probleme.

Vetëm nëse i gjeni ato do të jeni në gjendje të mbështeteni. Vetëm atëherë do të dini se cilat janë lëvizjet e drejta që do të kryeni. Gjithashtu, që t’ju pranojë mjedisi juaj, duhet të jeni ju ai që do i mbështetësh ato deri në fund. Flisni me zë të lartë dhe mos u ndikoni nga miqtë ose familja.

Të argëtohesh dhe sillesh nga rrethanat do t’ju çorientojë nga qëllimet tuaja dhe në fund do e gjeni veten me duar të zbrazëta. Guxoni të bëheni aktor, akoma edhe nëse tuajit po presin që të marrësh përsipër firmën e tyre të avokatisë. Vazhdo të tregosh dashurinë tënde. Guximtarët thonë fitore, ata nuk kanë padrejtësi.

Nëse jetoni një jetë larg dëshirave tuaja, do të jetoni një jetë të huaj. Një jetë që nuk e zotëroni të ndërtuar mbi ëndrrat dhe aspiratat e të tjerëve. Nuk ka asgjë më të keqe se sa të zgjohesh një ditë dhe të kuptosh që jeta juaj është një përzierje e dëshirave të të tjerëve dhe frikacake e kundërshtimit të nxitjeve dhe urdhrave të ndryshëm. Jeta është vetëm një dhe është turp ta jetojmë ndryshe nga sa do të donim.

Akoma edhe nëse ha kokën tënde, edhe nëse gjërat nuk bëhen rozë, edhe nëse zgjedhjet tuaja rezultojnë të gabuara, ato do të varen nga ju dhe pësimet tuaja do të bëhen mësimet tuaja më të mira. Vetëm përvoja dhe njohuritë sjellin dështime, jo boshllëqe.
Kështu që jetoni ashtu siç dëshironi, larg nga “ duhet”
apo asaj që mund të përcaktojë pozicioni juaj, puna juaj apo prindërit tuaj.
Jeto për qejfin tënd (qejfet e tua) dhe jeto me guxim. Vetëm atëherë ia vlen të jetosh!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top