Një histori e bukur njerëzimi. Nga ato që janë të mira për zemrën. “Disa vjet më parë humba klienten time speciale Rosa. Për të thënë të vërtetën, kam humbur shumë dhe sa herë ka qenë një goditje në zemër. Ajo ishte unike. Sot vajza e saj Natasha është krahu im i djathtë dhe pa të sot nuk do të isha kjo që jam”.
Është e nevojshme të filloni nga kjo premisë e ëmbël dhe e dhimbshme për të kuptuar se çfarë e shtyn Monica Schiraldi, artiste grimi dhe dermopigmentiste për 25 vjet, për të bërë falas vetullat tatuazh tek gratë që i kanë humbur ato pas një trajtimi me kimioterapi. Monica, 43 vjeç, e martuar dhe nënë e një fëmije, filloi karrierën e saj profesionale në qendrën estetike të nënës së saj Enza që nga viti 1970. Sot ajo është themeluese e një qendre të vogël spa dhe një dyqan Luksoz të përuruar në Dhjetor të 2017-ës.
“Dermopigmentimi është praktikuar rreth 30 vjet më parë kur lindi nevoja për të rindërtuar harkun e vetullave që rralloheshin duke ndjekur modën e viteve gjashtëdhjetë. Sot trajtimi në fjalë kërkohet me forcë, pasi trendi i diktuar nga rrjetet sociale kërkon që harku i vetullave të jetë kompakt dhe i plotë, ndryshe nga disa vite më parë. Fatkeqësisht, kanë ardhur t’i bëjnë edhe ato që nuk e kishin menduar kurrë të bënin vetullat tatuazh, nëse nuk do e kishin pasur të nevojshme, për shkak të humbjes së tyre nga sëmundje të tilla si alopecia ose sindromat post-kimioterapike”, shpjegoi Monica.
Pastaj, duke rrotulluar kaleidoskopin e kujtimeve, ajo kthehet te shoqja e saj: “Për nder të Rozës mendova se do të ishte mirë të jepja një trajtim dhe të riktheja buzëqeshjen për ato që ishin gati të bënin kimio. Një terapi që jo vetëm do t’i prishte fizikisht, por do t’i shndërronte ato përgjithmonë. Kërkova gratë, të cilave do ua bëja këtë dhuratë, por shumë pak pranuan, pyesja veten pse. Vetëm pas një kohe të gjatë kam arritur t’i përgjigjem kësaj pyetjeje: këto gra luftojnë çdo ditë si luanesha për të mbetur nëna, bashkëshorte ose thjesht gra. Ato nuk shqetësohen nëse humbasin flokët apo vetullat, ose shohin gjoksin e tyre të zhduket. Qëllimi i tyre është të mbajnë familjen e tyre gjallë dhe të vendosur dhe të vazhdojnë të rrisin fëmijët e tyre”.
Monica vazhdon: “Kur kuptova këtë forcë të jashtëzakonshme të grave, vendosa që të bëj diçka për to gjatë gjithë vitit, duke shkurtuar ca kohë nga puna. Me kalimin e kohës, gratë janë përgjigjur, por edhe njerëzit përreth tyre janë shtuar shumë. Ata janë burra, miq, të afërm që i shoqërojnë tek unë për t’i parë ato të buzëqeshura. Sot trajtimi nuk është falas vetëm para kimioterapisë, por ne japim gjithashtu mundësinë për ta bërë atë me përparësi absolute”.
Ajo thotë: “Çdo takim është i veçantë, me shumë emocione, shumë lot, me gra që i shoh për herë të parë, por kur i shoqëroj në derë ndihem e pasur dhe e lumtur. Kam marrë lule, luledielli nga një zonjë e mrekullueshme që fitoi kundër sëmundjes. Kaq shumë mesazhe të mrekullueshme. Urimi im për të gjitha është ‘Zoti ju bekoftë’”.
Apeli i Monica-s për kolegët: “Të gjithë profesionistët e këtij sektori mund të kontribuojnë për të bërë një grua të lumtur. Do të dëshiroja shumë të krijohej një ekip i ‘vullnetarëve profesionit’ të bukurisë, në shërbim të grave të prekura nga kanceri “. Pse të mos e provojmë?
Burimi / https://www.howtodofor.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.