Një komunikim i mirë ndërpersonal përfshin jo vetëm procesin e dërgimit të mesazheve, por edhe marrjen e tyre. Fatkeqësisht jo pak njerëz kanë aftësi të dobëta për të dëgjuar. Ndaj është e kuptueshme se respekti për atë që dërgon mesazhin dhe bindja se marrësi mund të përfitojë nga mesazhi, pa diskutim që rrit aspektet Etike sa dhe përqindjen e të dëgjuarit mirë dhe me vëmendje si dhe plotësisht mesazhin që përcillet. Për të përmirësuar të dëgjuarit efektiv, domosdoshmërish duhen pasur parasysh dhe normat Etike si:
Nga Prof.Assoc.proc.Doc.Dr.Ilia S.Larti
•Qetësohu dhe qartëso mendjen kur dikush të flet; kështu ju mund të merrni një pozicion marrësi mjaft efektiv në rolin e dëgjuesit të vëmendshëm edhe se ai mund të harrojë etiketën përshëndetëse (mirëmëngjesi, mirëmbrëma, apo mirëdita. Nuk arrin të prezantohet e të përdorë fjalët magjike e të tjera), ju, bëjeni atë pa ngurrim, sepse patjetër që do të ketë ndikim pozitiv
•Jepu rëndësi të njëllojtë, si kur dëgjon një drejtues (epror) dhe një vartës (depror).
•Mos u nxito kur dëgjon, se reagimi ndaj fjalëve që nuk të pëlqejnë, nuk e le bashkëbiseduesin të të përcjellë informacionin e plotë.
•Nxito të vendosësh kontakte sa më të shpejta me atë që po bisedon. Kjo do t`ju ndihmojë që të dëgjoni në mënyrë korrekte.
•Mos kthe kurrizin dikujt vetëm se nuk ju pëlqen paraqitja e tij, zëri apo mënyra e tij e të shprehurit.
•Jini gjithmonë të interesuar dhe të hapur ndaj një informacioni të ri.
•Mos reagoni emocionalisht ndaj fjalëve të folësit ose ideve që ai përcjell dhe sidomos ndaj atyre që janë kundër mënyrës tuaj të të menduarit.
•Përpara se të arrini në marrjen e një qëndrimi apo vendimi disi në daljen e ndo një konkluzioni, lëreni folësin të mbarojë mendimin. Pastaj vlerësoni atë që është thënë, duke ndarë në mendjen tuaj atë që është e mirë apo e keqe.
•Mbani gjithmonë në xhep dhe patjetër në tavolinën e punës tuaj një bllok dhe disa stilolapsa dhe lapsa, për evidentimin e problemeve më të domosdoshme, sepse kjo hyn në pjesën më të rëndësishme të të dëgjuarit për rritjen e besimit te folësi apo bashkëbiseduesi.
Rrisni aftësinë tuaj të të dëgjuarit nëpërmjet:
•Kuptimit thelbësor të përmbajtjes së informacionit që përcjell folësi. Shikoni dhe dëgjoni.
•Sigurohuni dhe kontrolloni realisht duke gjykuar dhe jo paragjykuar se sytë, fytyra dhe trupi i folësit dërgojnë mesazhe të njëjta me zërin dhe fjalët e folësit.
•Krijoi folësit afërsi, ngrohtësi dhe dashamirësi, që ai të mos stepet apo ngurojë që të pyesë dhe të të kërkojë sqarime.
•Më mirë i kërkoni folësit që në fillim të përsosë mesazhin, se sa të krijohet një zinxhir paqartësish gjatë bisedës dhe në përfundim të bisedës t`i kërkosh të përsërisë informacionin që nga fillimi sepse kjo është e mërzitshme, konsumohet kohë kot dhe krijohet mosbesim për të dyja palët.
Gjithmonë udhëhiquni gjatë kryerjes së një bisede:
Dëgjo
Analizo
Përgjigju
Ç’do të thotë të punosh për komunikimin tënd Etik?
Gjithmonë komunikimi shkon drejt disa standardeve të caktuara.
Si duhet komunikuar?
Për të qenë i suksesshëm një njeri, gjatë një komunikimi me një njeri tjetër, apo deri dhe me një audiencë të madhe, duhet domosdoshmërish një përgatitje me një objekt, qëllim apo synim të caktuar, të përshkruara me fjalë dhe fjali të kuptueshme, të qarta, të drejt shqiptuara dhe deri te toni dhe respektimi i pauzave sipas shenjave të pikësimit
Pra, për të përcjellë atë që është ndërtuar nëpërmjet komunikimit duhet pasur parasysh:
Qartësia: Sa më i qartë mesazhi dhe gjuha e përdorur, aq më mirë do të shkojë apo realizohet komunikimi.
Biseda e fuqishme: Fuqishmëria e bisedës konsiston në përcjelljen e thelbit të saj. Duke pasur ton të pranueshëm sipas auditorit, fjalë dhe shprehje të sigurta, përdorim të figurave dhe shembujve sa tërheqës dhe të argumentuar, do të sjellin për pasojë, që biseda do të bëhet tërheqëse, e fuqishme dhe mjaft e besueshme.
Gjallëria: Biseda dëgjohet me vëmendje dhe deri në fund kur përdoret një gjuhë e pastër letrare, e drejt shqiptuar, duke sjellë të rejat shkencore, bashkëkohore dhe sa më interesante, ku patjetër e bëjnë bisedën të këndshme.
Profesor R. Penn lidhur me komunikimin Etik cilëson: ”Një zgjedhje fjalësh është një zgjedhje botësh”.
Kjo thënie për Etikën e Komunikimit do të thotë se:
•Duhet zgjedhur fjalë dhe fjali të përshkruara nga normat Etike, plot vlera dhe standarde sjelljesh, ku patjetër nuk duhet të zënë vend fjalët e gabuara.
•Duke zgjedhur gjuhën dhe tonin, ndikohet në perceptimet e njerëzve se si të sillen dhe veprojnë në mënyrë të kulturuar.
•Duke bërë zgjedhjen për vlerat morale më njerëzore.
•Duke realizuar një prezantim sa më dinjitoz që të lejojë të tjerët të bëjnë vlerësime, por edhe të gjejnë veten dhe të reagojnë ndaj të mirës.
•Duke vendosur një natyrë marrëdhënieje me një individ apo grup njerëzish plot vlera individuale, të cilat në tërësinë e tyre bëhen sa motivuese dhe emocionuese, të baras vlefshme me figurën morale.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.