Lifestyle

September 29, 2016 | 10:13

Etno Folk Tirana 2016/ 5 netë festë ku shpalosen kultura, rite dhe kostumet e traditës

Për herë të parë 20 Ansamble nga mbarë Shqipëria mblidhen në një skenë të përbashkët. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit këtë radhë ka vendosur të sjellë ritmet dhe tingujt e folklorit shqiptar tek Teatri Veror (Amfiteatri i Parkut të Liqenit), kostume, kulturë e performanca ndryshe nga ato që jeni mësuar të shihni më parë me qëllim promovimin e këngëve dhe valleve popullore nga të gjitha krahinat dhe qytetet, me të ftuar edhe nga Kosova.

Ky festival folku i muzikës popullore dhe qytetare është konceptuar si një festë e përnatshme ku takohen, ndërthuren, shpalosen kultura, rite, karakteristika dhe natyrisht, muzika popullore, koreografia dhe kostumet e traditës. Festa organizohet në pesë netë  nga data 28 Shtator deri më 2 Tetor në orën 18:00 ku për çdo natë do të ngjiten në skenë katër grupe apo ansamble popullore, të cilët do të performojnë për publikun kryeqytetas repertorin më të mirë të të gjitha zonave. Çdo ansambël do të marrë kupën e festivalit si pjesmarrës dhe përçues i vlerave më të mira të traditës dhe ruajtjes dhe kultivimit të tyre. Në natën e fundit, aktiviteti do të përshëndetet nga Ansambli Bresana i Kosovës si dhe formacione të tjera muzikore të kryeqytetit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top