Mirëqenie

July 20, 2020 | 8:12

EURO MEGA 2010 / Detergjentë Natyralë dhe Delikatë

Higjiena është gjëja e parë që çdokush sjell ndërmend në rendjen e përditshmërisë. Ndotja e kudogjendur në ambient, teshat, objektet që zëmë me dorë e deri uji i rrjedhshëm, bën të jemi alert e të kemi përgjegjësi më të lartë për t’u mbrojtur siç duhet.

Si konsumatorë, përkulemi me mirënjohje para detergjentëve që na e heqin këtë barrë rënduese për shëndetin. EuroMega 2010 është kompani shqiptare prodhimi dhe tregtimi detergjentësh, duke pasur në fokus pikërisht sigurinë e jetës jo vetëm të njerëzve, por edhe të shumë objekteve, ambienteve,qendrave shëndetësore dhe industriale që kanë nevojë për lëndë të veçanta pastrimi dhe mirëmbajtjeje.

E themeluar në vitin 2009, EuroMega 2010 është përkushtuar në prodhimin dhe tregtimin e produkteve të pastrimit, duke u renditur si prodhuesi kryesor i kimikateve të pastrimit, dezinfektuesve dhe produkteve të kujdesit të dyshemesë, parketit, enëve të kuzhinës dhe pajisjeve sanitare, për mirëmbajtjen e objekteve, pastrimit industrial dhe institucional. EuroMega 2010 me përvojë nëntëvjeçare në prodhim, formulim, paketim dhe shpërndarje, ka dhënë njohuritë e duhura dhe të nevojshme për të sjellë me sukses markën më të mirë në linjat e prodhimit të detergjentëve në treg.

Fillimisht me prodhimin e sapunëve, por më pas me zgjerimin e aktivitetit të saj duke zbatuar teknologji të reja, të avancuara. Në vitin 2013, EuroMega 2010 vendosi të provojë prodhimin e detergjentëve dhe pastruesve, duke u bërë shumë shpejt pioner në lëshimin e produkteve të reja në treg. Në vitin 2013 EuroMega 2010 u vlerësua me çmimin e “International Award For Lidership In Image and Quality” në Madrid të Spanjës.

Produktet e EuroMega 2010 janë rezultat i punës së madhe dhe përkushtimit të ekipit të ekspertëve të specializuar në fusha të ndryshme, të cilët vazhdimisht ndjekin trendet e fundit në mënyrë që të zhvillojnë produkte që janë në gjendje të plotësojnë nevojat e klientit. Sigurimi i cilësisë në nivelin më të lartë, garantohet falë laboratorit, përgjegjës për monitorimin e çdo faze të procesit të prodhimit. Selia e kompanisë ndodhet në Fushë-Prezë, Tiranë.

Produktet e EuroMega 2010 janë me certifikata ndërkombëtare për sistemin e menaxhimit të cilësisë si: ISO 9001:008, certifikatë për sistemin e menaxhimit mjedisor ISO 14001:2004 dhe certifikatë ndërkombëtare për sistemin e menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë: OHSAS 18001:2007

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 148

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top