Ukraina fitoi festivalin evropian të këngës, ndërsa reagimi i Timur Miroshnychenko, drejtpërdrejt nga një strehë në një vend të panjohur ishte si një thirrje çliruese.
Ukraina fitoi Konkursin e Këngës në Eurovizion 2022, me “Stefania” nga Orkestra Kalush, dhe komentatori televiziv kombëtar ukrainas e pa veten të ngazëllyer. Videoja u bë virale në rrjetet sociale dhe tregon një veçanti:
Timur Miroshnychenko transmeton nga një vendstrehim, në një vend të panjohur.
Për kontekstin dhe mënyrën se si arriti (një ortek pikësh nga televotimi), triumfi dërgoi një mesazh që shkon përtej muzikës. Një vend që është nën sytë e gjithë botës pas pushtimit rus fitoi konkursin e këngës. Dhe rezistencën e popullit ukrainas e përfaqëson edhe komentatori televiziv, ku pavarësisht bombave dhe luftës vazhdon të transmetojnë nga nëntoka. Pak para finales ai ka shkruar në profilin e tij në Instagram:
“Mund të jetojmë dhe do t’ia dalim”.
La reazione del commentatore Tv ucraino alla vittoria della band ucraina all’Eurovision 2022.
Si chiama Timur Miroshnychenko e trasmette da un bunker antiaereo. #Eurovision #Esc2022 pic.twitter.com/z1rV7LP6gn
— Rassegnally (@rassegnally) May 15, 2022
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.