Lifestyle

September 20, 2017 | 10:08

Eva Mendes: Ndihem fajtore që nuk iu kushtoj kohën e dëshiruar fëmijëve

Ashtu si shumë prindër që punojnë, edhe Eva Mendes ndihet fajtore që nuk arrin që t’ju kushtojë kohën që dëshiron fëmijëve të saj.

1

Në një intervistë, Mendes, e cila ka dy vajza me aktorin Ryan Gosling, tha se askush nuk e përgatiti atë për mënyrën se si do të ndihej si një nënë në punë.

2

“Oh,  Zot, askush nuk ju paralajmëron për fajin që ndjeni kur punoni”, tha ajo.

Aktorja gjithashtu shpjegoi se ajo vlerëson vetëkujdesin, por nganjëherë e sheh të vështirë.

“Unë kujdesem për veten time dhe kështu mund të kujdesem për ta sigurisht, por faji gjithmonë qëndron”, u shpreh ajo.

Në vitin 2014, pasi lindi vajzën e saj të parë, Mendes u shpreh për mediat se si ishte mëmësia për të . Kur intervistuesja i tha se dukej “në paqe dhe qetësi” në xhirimin e fotove , nëna e re u shpreh:

“Jam e lodhur tërësisht. Mendova se netët e mia të jo të qeta kishin përfunduar, por këto janë disa nga netët më të trazuara që kam pasur ndonjëherë”.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top