Mirëqenie

August 8, 2016 | 8:16

Facebook burim ‘informacioni’

Facebook si burim “informacioni” është si një metër drejtësie, kjo është vështirësia, duke kaluar nga statusi në status, nga fotoja në foto, duke bërë nga hera në herë ngritjen e termometrit personal të zhgënjimit. Atë që sot të gjithë e bëjnë që sa hapin sytë, e para është hapja e Facebook-ut, për të parë ndoshta përditësimin e fundit të mikut të zemrës, fotot e reja, lidhjet që i janë bërë, ngacmimet… e ndoshta harrojnë të bëjnë një kafe për t’u dalë gjumi. “Pse jo, një lojë e shpejtë falë aparatit të sofistikuar e mandej një mëngjes i shpejtë, përditësim i statusit, lëshimin e teshave mbi shtrat”… Është një sjellje e zakonshme për të gjithë ata që e kanë një profil në Facebook, që përdorin shpesh internetin e që përditësojnë statuset e tyre, vendosin lidhje, shtojnë foto dhe i bashkëngjisin ato me miqtë e vet. Me pak fjalë, Facebook-u është një vitrinë e madhe, ku mund të dërgosh edhe mesazhe private midis përdoruesve, mund të përdorësh chat-in për të marrë vesh të rejat e fundit. Por kujdes, kur përfaqësoheni me një faqe ‘të bukur’ dhe të përbashkët paksa me të gjithë. Nga Berlini bëhet me dije studimi i 11-të mbi kërkimet rreth efekteve të përdorimit të rrjetit social Facebook, përdorimi i të cilave mund të ‘dëmtojë’ përdoruesit e vet. Nisim nga pyetja: po kush lexon, kush ‘kridhet’ në profilin e Facebook-ut të miqve-armiqve dhe si e jeton gjithë këtë? Pyetjen e kanë bërë studiuesit e Universitetit Darmstadt dhe Institutit të Sistemeve Informative të Universitetit Humboldt në Berlin të cilëve i janë vënë si objektiv kalimi dhe hetimi i ndjenjave, mendimeve dhe emocioneve të përdoruesve të Facebook-ut, duke arritur në përfundimin se më shumë se 1/3 e të intervistuarve deklaron se provon ndjenja kryesisht negative përballë ekranit, në përsiatje midis mendjes dhe zhgënjimit. Profesori Peter Buxmann dhe doktoresha Hanna Krasnova, të përkushtuar në këtë kërkim, shpjegojnë se përveçse ishte i vështirë në fillim nga ana e të intervistuarve për të pranuar zilinë për “miqtë e tyre socialë”, ky emocion shpjegon dhe ndoshta është mbështetëse e atij fati zhgënjyes nga jeta e të tjerëve. Ndoshta suksesi i mbështetur nga disa fusha, në veçanti pushimet gjatë verës dhe kohës së lirë, me miqtë “virtualë” në lëvizjen që mund të gjenerojë një konflikt, që në disa raste mund të shkaktojë zili. Me gjithë kambanat e alarmit, që të sjellin autorët me reflektimet e tyre mbi konkluzionet, është dhe rreziku për të mos ia dalë në kapërcimin e kësaj zilie, një ndjenje negative, për të mos qenë të zotë në mbylljen në një farë mënyrë të kësaj hapësire virtuale, por të kesh maninë për të çuar më të këtë aktivizim në jetën e të gjithëve me pasojë jo të kënaqshme mbi marrëdhëniet ‘e vërteta’. Ndoshta thjeshtësisht duhet të fiksojmë në mendje se pjesa më e madhe e profileve në Facebook është ndërtuar posaçërisht në mënyrë të plotësimit dhe shpesh, mjerisht, të shtiresh për një lumturi personale. Rezultatet e hetimit janë prezantuar në Konferencën e 11-të Ndërkombëtare të Facebook Wirtschaftsinformatik, që u mbajt në Leipzig, Gjermani, në pranverë të këtij viti.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top