Mirëqenie

June 18, 2017 | 10:00

Facebook, inteligjenca artificiale si mendje njerëzore

Chatbot e software-ët që komunikojnë me njerëz nëpërmjet dritareve chat, si përdorues virtualë, po bëhen gjithnjë e më inteligjentë dhe janë duke mësuar sesi të trajtojnë dhe të sillen si vetë njerëzit. Këtë e konfirmon Facebook, ku skuadra kërkimore mbi inteligjencën artificiale, (Fair) ka ndërmarrë hapa përpara në të mësuarit e makinerive sesi të negociojnë.

facebook-intelligenza-artificiale

Ky është një aktivitet për të filluar negociata shumë komplekse, sepse kërkon aftësi për planifikimin më herët të lëvizjeve të tyre dhe pranimeve. Facebook, thanë kërkuesit përmes një studimi të botuar, ia kishte dalë. Përdoruesit virtualë i kishin përmbushur detyrat e thjeshta, sesi të ndanin një numër të caktuar artikujsh të ndryshëm, të vlefshëm. Progresi i bërë nga chatbot, thotë Facebook, ishte i atillë që, në testet e mëvonshme të dialogëve me qenie njerëzore, këta të fundit nuk e kishin kuptuar se me kë kishin komunikuar, me një “pajisje” apo me një person. Ky projekt ka më vonë si pikësynim, ta përdorë komunikimin mes aparaturave si mjet për të arritur qëllimet e tyre.

Facebook, nuk është i vetmi që ka shtuar sistemin virtual M në dritaret dialoguese në Messenger. Në botën e madhe të internetit, inteligjenca artificiale është përthithur edhe nga asistentë dixhitalë, ku në garë janë edhe Google, Apple, Amazon dhe Microsoft.

Përgatiti Revista PSIKOLOGJIA

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top