Në fokus

June 22, 2019 | 8:04

Faji, helmi që depërton, përhapet dhe vret marrëdhëniet

Një nga tundimet e mëdha njerëzore, kur ka një problem, është gjetja e dikujt që duhet fajësuar. Në jetën e një çifti, faji është helmi që depërton, përhapet dhe vret marrëdhëniet. Është helmi i çiftit.

Çfarë është faji? Është një akt i mosmiratimit, një gjykim negativ kundër veprimeve të ndërmarra ose jo, ose fjalë të folura ose të pashprehura dhe zakonisht ndiqet nga një qortim.

  • “Ju thatë se e kishit marrë listën me gjërat që duheshin blerë, herën tjetër kushtoji më shumë vëmendje”
  • “Po të më thoje se Gregotti kishte telefonuar unë nuk do ta kisha bërë budallallëk në zyrë”
  • “Po të kisha vënë gotë në vendin e saj unë nuk do ishte rrëzuar. Tani duhen mbledhur copat. “

Pse komunikojmë në këtë mënyrë?

Kryesisht për 2 arsye:

Ne u rritëm nga prindër që vepruan në këtë mënyrë, të cilët komunikuan nëpërmjet kësaj metode dhe ditë pas dite na e mësuan atë, pa e kuptuar, duke e bërë komunikim normal në çift.

Ndjenja e inferioritetit, zemërimi ndaj pakënaqësive të jetës, fshihet pas një qëndrimi përbuzës që tek disa manifestohet me anë të fajit. Është përpjekja për të “rrëzuar” të tjerët dhe për të ngritur veten.

Nuk duhet të lejojmë që helmi të përhapet në çift.

Ndjenja e fajit të partnerit, i cili bëhet objektivi për të çrrënjosur zhgënjimin, sa më shumë që përdoret aq më shumë zemërim gjeneron, vetëvlerësimi zvogëlohet dhe partneri ndjehet fajtor, duke shkaktuar pakënaqësi .

Ja se si mund ta përmirësoni:

  • Ndani fajtorin nga pasojat
  • Nëse po bini, ju mund të kujdeseni për ata që ju goditën ose ju shtynë, ose mund të vendosni për të vënë duart tuaja përpara dhe për të shmangur përplasjen në tokë
  • Fajtori, i cili zakonisht njihet në çift, nuk kishte ndërmend të të dëmtonte
  • Ndoshta ai nuk i parashikoi pasojat, ose mendoi për të, ndoshta ai ishte i pakujdesshëm, por ai nuk kishte ndër mend të shkaktonte dëm.

Çfarë ndodh gabimisht?

Akuzimi i tij nuk i ndryshon gjërat dhe gjenerimi i zemërimit nuk do ta pengojë atë që të ndodhë përsëri. Pra, përqendrohuni te problemi dhe atë çfarë ka gjeneruar tek ju. Në vend që ta akuzoni, tregoni atë që mendoni në lidhje me pasojat që ka shkaktuar:

  • “Kur shkoj në shtëpi, pa marr gjithçka që ishte në listën e blerjeve, ndihem sikur kam humbur kohë dhe jam sëmurë”
  • “Nëse nuk di gjë për telefonatën e klientit, imazhi im dhe besueshmëria si një profesionist i trajnuar humbet”
  • “Unë jam i lodhur dhe puna e shumtë më pengon dhe më bën të ndjehem akoma më i lodhur”.

Në këtë mënyrë ju do të merrni disa përparësi:

  • Do t’ju ndihmojë të flisni rreth asaj se si ndiheni dhe mund të jetë një ndihmë e këndshme
  • Do të lejojë marrëdhënien tuaj të zhduk helmin e fajit
  • Do ta ndihmojë atë të kuptojë pasojat e vërteta pa e bërë të ndihet fajtor

 

 

Burimi / www.fabiosalomoni.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top