Ushqimet me kalori në sasi të mjaftueshme janë thelbësore për të gjithë, por veçanërisht për fëmijët. Në fëmijërinë e hershme, ushqimi i përshtatshëm mund të sigurojë rritjen e shëndetshme, formimin e duhur të organeve dhe funksionin, një sistem të fortë imunitar, zhvillimin neurologjik dhe njohës. Të ushqyerit, gjithashtu, njihet si një shtyllë bazë për zhvillimin social dhe ekonomik.
Njerëzit e ushqyer mirë mund të mësojnë aftësi të reja, të mendojnë në mënyrë kritike dhe të kontribuojnë në komunitetet e tyre.
Kequshqyerja e fëmijëve ndikon funksionin njohës dhe kontribuon në varfërinë, duke penguar aftësinë e njerëzve për të udhëhequr jetën në mënyrë produktive. Varfëria është shkaku kryesor i urisë. Me gjithë rëndësinë e të ushqyerit të fëmijërisë dhe progresit të rëndësishëm në 25 vitet e fundit, uria globale është ende një problem shqetësues.
6.3 milionë fëmijë nën moshën pesë-vjeçare kanë vdekur në vitin 2013, pothuajse 17,000 çdo ditë. Rreziku i një fëmije që vdes para se të mbushë pesë vjeç është më i lartë në Afrikë (90 për 1000 lindje të gjalla), rreth 7 herë më i lartë se në Europë (12 për 1000 lindje të gjalla).
Rreth 3.1 milion fëmijë vdesin nga uria çdo vit. Kequshqyerja ishte shkaktar për 45% të vdekjeve në fëmijët nën pesë vjeç në vitin 2011.
Kequshqyerja lartëson efektin e çdo sëmundje, duke përfshirë fruthit dhe malarien.
66 milionë fëmijë të moshës shkollore fillore ndjekin mësimet të uritur në të gjithë botën në zhvillim, dhe 23 milionë prej tyre janë në Afrikë. Kjo ndikon në masë të madhe aftësinë e tyre për të mësuar.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.