Këshilla & Arsye

April 19, 2017 | 13:48

Faktorët që ndikojnë në depresion

1Trashëgimia

Ka një rritje të rrezikut që të vuani nga depresioni klinik, nëse në rrethin familjar keni pasur dikë që ka vuajtur nga depresioni.

Faktorët biokimikë

Biokimia e trurit luan një rol shumë të rëndësishëm në çrregullimet depresive. Njerëzit me depresion të rëndë zakonisht vuajnë nga një çekuilibër i kimikateve të caktuara në tru.

Predispozitat për depresion rriten në situata të vështira

Vdekja e një anëtari të ngushtë të familjes, një mik, një sëmundje kronike, probleme personale, vështirësitë ekonomike, divorc, etj, situata të tilla mund të shkaktojnë episode depresive dhe, nëse vazhdojnë me kalimin e kohës, mund të çojnë në depresion klinik.

Çrregullim sezonal emocional, ose depresioni sezonal

Disa njerëz përjetojnë depresion gjatë periudhës së dimrit. Shkurtimi i orëve të ditës ndryshon ekuilibrin e kimikateve të caktuara në tru.

Personaliteti

Njerëzit të cilët kanë modele negative mendore, vetëvlerësim të ulët, ndjenjën e mungesës së kontrollit mbi rrethanat e jetës dhe tendencën për t’u shqetësuar shumë kanë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top