Këshilla & Arsye

January 19, 2019 | 11:04

Faktorët që ndikojnë në lumturinë dhe jetëgjatësinë tuaj

Shpesh, kur diskutojmë për shëndetin dhe jetëgjatësinë, flasim për pjesët individuale e jo për harmoninë e tërësisë. Por është kombinimi i pjesëve që është kyç, sipas profesoreshës Maria Fiatarone Singh, nga Universiteti i Sidneit. Tre faktorët e parë që Singh thotë se mund të na ndihmojnë të jetojmë një jetë më të gjatë dhe më të lumtur përfshijmë kujdesin për trupin.

Mos pini duhan: “Pirja e duhanit shkatërron shëndetin e njeriut”, thotë Singh. “Megjithatë, nuk është kurrë vonë për t’u larguar nga duhani. Ndalimi i pirjes së duhanit mund të ketë përfitime të menjëhershme shëndetësore dhe madje edhe për dikë që është diagnostikuar me kancer, përmirëson shanset e tyre për trajtim të suksesshëm.”

Jini aktiv: Aktiviteti “mbulon një mori gjërash”, thotë Singh. Disa kërkime kanë sugjeruar se tenisi, noti dhe gjimnastika janë aktivitetet që rrisnin jetëgjatësinë.

Ndiqni një dietë të caktuar:Hani një dietë të bazuar në bimë kryesisht me drithëra, bishtajore, fruta, perime dhe vaj ulliri ekstra të virgjër. “Sigurisht dieta ka një rëndësi të veçantë”, thotë Singh. “Shumica e dietave të shëndetshme kanë atribute të përbashkëta që janë të përbëra kryesisht nga proteina me bazë bimore. Mundohuni të zgjidhni ushqime pa yndyrë. “Dieta mesdhetare, e cila ka treguar se ka dobi pozitive në trupin e njeriut, përbëhet nga rreth 40% e yndyrës, por yndyra është e gjitha vaji ekstra i virgjër”.

Duhet t’i kushtoni vëmendje gjërave që ndikojnë në shëndetin tonë, dhe çfarë luan rol në jetëgjatësinë e njeriut, por nuk duhet të harroni shëndetin emocional, gjithashtu cilësinë e marrëdhënieve tona.

Nuk është kurrë vonë për të ndryshuar diçka tek vetja:“Gjithmonë ka vend për përmirësim”, thotë Singh. “Truri ynë pëlqen të stimulohet nga gjëra të reja, kjo mund të jetë një arsye që ju mund të nisni të mësoni një instrument muzikor, një gjuhë të huaj, të punoni për diçka të re dhe të pa provuar më parë, pavarësisht në çfarë moshe jeni, kjo do të ndikojë në jetëgjatësinë tuaj.

Ndiqni marrëdhëniet e shëndosha: “Mendoj se ne i kushtojmë shumë vëmendje sjelljeve individuale dhe nuk vendosim theks të mjaftueshëm në vlerën e marrëdhënieve”. Një marrëdhënie e gjatë dhe e shëndetshme luan një rol të rëndësishëm në jetëgjatësinë e një personi. Kjo përfshin lidhjen emocionale dhe fizike me të tjerët: Fëmijët që nuk përjetojnë prekje fizike kanë norma më të larta të vdekshmërisë. “Vetëm prekja e tyre i bën ata të jetojnë më gjatë”, thotë Singh. Po ashtu ka studime në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit – që kanë treguar se fuqia e kontaktit rritë jo vetëm lumturinë, por edhe jetëgjatësinë.

Gjeni një qëllim: Të keni një qëllim të caktuar dhe të filloni të mendoni për atë qëllim, mund të ndikojë në jetëgjatësinë tuaj. Për shkak se kjo do të ndikojë në aftësinë tuaj për të shmangur stresin.

 

Burimi / gazetasi.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top