Një studim i ri i botuar në revistën ‘The Lancet Child & Adolescent Health’ zbuloi se kur tre faktorë të rëndësishëm jetësor: gjumi, aktiviteti fizik dhe kufizimi i kohës së kaluar para ekranit punojnë së bashku, fëmijët marrin përfitime të rëndësishme për zhvillimin e tyre.
Problemi është që shumica e fëmijëve nuk i përmbushin rekomandimet.
Sipas studimit, i cili analizoi 4500 fëmijë amerikanë të moshës nga 8 deri në 11 vjeç, 95% e adoleshentëve nuk arritën të përmbushnin të tre rekomandimet. Më keq akoma, 30% e fëmijëve nuk plotësuan asnjë nga tre rekomandimet kryesore.
- Fëmijët e moshës nga 5 deri në 13 vjeç duhet të flenë 9 deri në 11 orë gjumë të pandërprerë çdo natë.
- Fëmijët duhet të bëjnë 60 minuta aktivitet fizik në baza ditore.
- Koha e ekranit nuk duhet të kalojë dy orë në ditë.
Sipas studiuesve, fëmijët që plotësonin të gjitha kriteret kishin nivelet më “superiore” të njohjes globale, që përfshin kujtesën, vëmendjen, përpunimin e informacionit të marrë, shpejtësinë dhe gjuhën.
“Ne e dimë se sjelljet si aktiviteti fizik, gjumi dhe koha e ekranit mund të ndikojnë në mënyrë të pavarur në shëndetin njohës të një fëmije”, thotë Jeremy Walsh, autori kryesor i studimit dhe një ish-pjesëtar i doktoraturës në Spitalin e Fëmijëve të Ontario Lindore. “Me të vërtetë kishim një mundësi këtu për të parë se si përmbushja e secilës prej tyre dhe përmbushja e të gjitha udhëzimeve kanë të bëjnë me njohjen në një numër të madh të fëmijëve”.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.