Nënat përballen me disa ndryshime të trupit gjatë dhe pas shtatzënisë. Fatkeqësisht, kjo mund të nënkuptojë disa zhvillime të padëshiruara në trupin tuaj. Studimet e fundit kanë zbuluar se rreziku i kancerit të gjirit pas lindjes është me të vërtetë më i lartë. Ky rrezik mbetet për 24 vitet në vijim dhe pas kësaj periudhe kohore fillon të bjerë. Rreziku është më i lartë pesë vitet e para pas lindjes.
Për shkak të një mendimi të gabuar që kanceri i gjirit prek vetëm gratë më të moshuara, gratë e reja lënë pas dore bërjen e testeve; dhe deri në kohën kur diagnostikohen, sëmundja ka tendencë të ketë përparuar dhe të bëhet më serioze. Prandaj, është një ide e mirë për të bërë një kontroll mjekësor pas lindjes, çdo muaj derisa të hiqni qafe këtë lloj problemi.
A e rrit lindja e vonë e fëmijëve rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit?
Studimet kanë arritur në përfundimin se rreziku i kancerit të gjirit pas lindjes është më i madh për gratë që lindin vonë, domethënë, pas moshës 35 vjeç. Nuk ka prova për një rritje të rrezikut të kancerit të gjirit tek gratë që ishin nën 25 vjeç në kohën që lindën. Faktorët e rrezikut ndryshojnë për gratë në bazë të moshës. Një studim tjetër ka treguar se kanceri i gjirit ka tendencë të jetë ndryshe dhe është më agresiv gjatë periudhës pas lindjes.
Shenjat e kancerit të gjirit pas lindjes që nuk duhet të injorohen
Kanceri i gjirit pas lindjes është mirë të diagnostikohet përpara kohe, në mënyrë që të mund të shikohen mundësitë e duhura të trajtimit. Si i tillë, simptomat e mëposhtme të kancerit të gjirit pas lindjes nuk duhet të injorohen dhe duhet të kontrollohen gjithmonë nga një mjek:
- Kanalet e qumështit të bllokuara dhe të fryra;
- Thitha të skuqura që dhembin ose kruhen;
- Skuqje në gji ose një copëz e errësuar në gji;
- Gunga në gji;
- Ndryshimet në madhësinë dhe formën e gjirit;
- Rrjedhje nga thithat.
Nëse keni këto simptoma, sigurohuni që të vizitoheni menjëherë tek një mjek.
Këshilla për të parandaluar kancerin e gjirit
Kufizoni ose shmangni plotësisht alkoolin. Konsumoni vetëm një pije në ditë ose edhe më mirë, shmangeni plotësisht alkoolin.
Mos pini duhan. Pirja e duhanit ndikon në shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe rrit shanset për kancer të gjirit.
Mbani peshën tuaj. Gratë mbipeshë ose obeze kanë një rrezik më të lartë për t’u diagnostikuar me kancer të gjirit.
Bëni ushtrime rregullisht. Duke ecur 30-minuta në këmbë çdo ditë ose një seancë stërvitore e moderuar do të funksiononte; sigurohuni që të shtoni stërvitje në rutinën tuaj.
Ushqeni me gji të porsalindurin. Ushqyerja me gji ju jep një efekt mbrojtës kundër kancerit të gjirit. Sa më gjatë që të ushqeni me gji, aq më të sigurt mund të jeni nga kanceri i gjirit.
Kufizoni ose shmangni ngrënien e mishit të përpunuar. Konsumoni një dietë organike.
Hani shumë fruta dhe perime dhe kërkoni për një dietë të ekuilibruar çdo ditë.
Kufizoni terapinë hormonale. Marrja e terapisë hormonale për mbi tre deri në pesë vjet rrit rrezikun e kancerit të gjirit. Në rast se ju jeni në një terapi afatshkurtër të hormoneve, pyesni mjekun tuaj të japë doza të ulëta që funksionojnë për ju.
Bëni një test pas lindjes çdo muaj për të përjashtuar çdo dyshim. Diagnostikimi i hershëm është çelësi për të parandaluar zhvillimin e kancerit të gjirit. Nëse vëreni ndonjë simptomë, shkoni menjëherë tek mjeku juaj.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.