Në fokus

May 10, 2019 | 8:35

Faktorët që shkaktojnë varësi të tepërt nga telefoni

Mërzitja dhe boshllëku ndikojnë në përdorimin e tepruar të smartphone-it, përfshirë web-in e rrjetet sociale. Praktikisht është një mënyrë për të gënjyer momentet e zbrazëta. Ky fenomen është bërë objekt studimi nga kërkuesit e Universitetit të Washington, të cilët kanë identifikuar kështu rastet që detyrojnë përdoruesit të fiksohen pas celularit.

Kryesisht verifikohet në ato raste kur janë në pritje të dikujt apo edhe ndonjë SMS, kur janë përballë një detyre rutinore, ose në situata sociale të sikletshme. Pra momente që të gjithë i kalojnë çdo ditë.

Sipas këtyre statistikave rezulton se faktorët që ndikojnë në përdorimin obsesiv të smartphone-it janë të njëjtët në të gjitha grupmoshat, që nga 14 vjeç e deri në 64 që kanë qenë subjekt studimi.

 

Burimi / KlanPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top