Këshilla & Arsye

December 14, 2019 | 8:16

Faktorët që ua vështirësojnë femrave mbetjen shtatzënë

Sipas statistikave rreth 10 nga 100 femra në SHBA kanë vështirësi të mbesin shtatzënë. Trupi i njeriut vepron në mënyra të mistershme kur bëhet fjalë për krijimin e një jete të re, por gjithashtu ka edhe faktorë të caktuar që mund të ndikojnë në shanset e ngjizjes.

Ndonjëherë, gjërat më të zakonshme mund të ulin pjellorinë dhe shanset për të mbetur shtatzënë. Prandaj, më poshtë ju sjellim disa prej gjërave që, sipas ekspertëve, ulin shanset për të mbetur shtatzënë.

  • Ushtrimet e tepërta
  • Niveli i lartë i stresit
  • Mosha (në moshën 20 vjeçare, femra ka 25-30% shans të mbetet shtatzënë. Ky probabilitet zvogëlohet në 5% pas moshës 40 vjeçare)
  • Mbipesha apo nënpesha
  • Ekspozimi ndaj kimikateve të caktuara kozmetike apo atyre të pastrimit

Si t’i rrisni shanset për të mbetur shtatzënë?

  • Bëni joga
  • Kujdes me produktet që përdorni në zonën intime
  • Ushqehuni shëndetshëm
  • Shtoni acid folik, zink, acide yndyrore omega-3 dhe hekur në dietën tuaj
  • Pini më pak kafe.

 

Burimi / https://brightside.me

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top