Më në fund, zbulohet arsyeja përse mungon seksi në disa lidhje dashurie. “Dhoma e gjumit e vdekur” shkaktohet nga stresi i punës, sipas studimit nga BodyLogicMD.
Ky term përkufizon një lidhje dashurie me seks të rrallë që zgjat për një periudhë kohe, nga 6 muaj në 5 vite. 51% e të anketuarve thanë se “magjia” në dhomën e gjumit përfundoi për shkak të stresit.
“Puna luan një rol kaq të rëndësishëm në jetën tonë, saqë ne përpiqemi të vendosim kufij në shtëpi, veçanërisht kur bëhet fjalë për stresin e punës,” tha psikologia Susan Valentine.
Duhet të bëni kujdes edhe me ushqimin pasi një tjetër faktor i rëndësishëm që shkakton seks të rrallë është mbipesha. Të paktën kështu thonë 46 % e të anketuarve. Ndërsa faktorët e tjerë janë mungesa e komunikimit (41 %) dhe fëmijët (28 %).
Burimi / OraNews
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.