Në fokus

March 17, 2017 | 9:00

Faktorët shpjegues të konsumit të alkoolit dhe substancave narkotike tek të rinjtë shqiptarë

Shifrat janë alarmante. Adoleshentë dhe të rinj që mbushin kafenetë dhe bar-et e qytetit, duke konsumuar në kohë të gjatë alkool dhe substanca të tjera të dëmshme për shëndetin. Ky fakt dëshmon për tregues aspak seriozë të një brezi që fatkeqësisht po rritet duke abuzuar mbi veten. Por si shpjegohet e gjitha kjo, parë në këndvështrimin psikologjik.

MSc.Valentina Kalemi Telhaj Psikologe këshillimi / psikotraumatologe

MSc.Valentina Kalemi Telhaj
Psikologe këshillimi / Psikotraumatologe

I rrituri e ka të vështirë të pranojë që, shumë fakte, të cilat për të janë të natyrshme, shfaqen si pasojë e ndryshimeve kohore. Fëmija, (adoleshenti) i përfton përmes përvojës shumëvjeçare. Kombinimi i ndryshimeve psikologjike dhe shoqërore në fusha të ndryshme të jetës, marrin hov në adoleshencë. Interesat e familjes ndryshojnë, ashtu siç edhe ndryshojnë interesat në shkollë dhe shoqëri. Vëmendje të veçantë kanë ato raste që çojnë në devijimin e adoleshentit – përjashtimi social – dhe duhet kushtuar vëmendje të veçantë. Shumica e adoleshentëve vazhdojnë të përpiqen që t’i kënaqin prindërit, megjithëse ata nuk janë dakord për disa çështje. Si pjesë e ndarjes, adoleshentët mund të distancohen nga prindërit, duke drejtuar energjitë emocionale dhe ato praktike drejt marrëdhënieve me bashkëmoshatarët. Vendosja e një ndjenje të qëndrueshme identiteti, përfshi ndarjen nga familja.

adoleshente

Varësia nga drogat dhe alkooli

Motivi dhe nxitja për të përdorur alkool dhe substanca narkotike, është aq i fortë saqë është shumë e vështirë për ta kontrolluar, edhe pse, personi është i bindur për dëmet që i shkaktohen nga droga. “Ekzistojnë dy forma të varësisë, varësia fizike dhe psikologjike. Varësia fizike nënkupton ndryshimet fiziologjike, që ndodhin në organizëm, si rezultat i marrjes së rregull të drogave. Si rrjedhojë, organizmi mësohet me praninë e drogës dhe ndërprerja e menjëhershme e saj shkakton sindromën e tërheqjes (e njohur si krizat). Varësia psikologjike nënkupton sjelljet kompulsive apo shprehi të përdorimit të drogave për ta përmbushur nevojën psikologjike, ose tundimin, të cilin është shumë e vështirë për ta mposhtur”.  Në shoqërinë shqiptare, drogat dhe problemet që ato shkaktojnë, janë bërë më shumë evidente, sidomos pas viteve ‘90. Me hapjen e shoqërisë, lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, një produkt i ri, deri diku edhe i panjohur për shoqërinë tonë të asaj kohe siç ishte droga, u fut në vendin tonë. Deri në fillim të viteve ‘90 kishte shumë pak ose aspak përdorues të drogave “të forta”, siç mund t’i quajmë. Drogat më të përdorshme deri në atë kohë ishin duhani, alkooli si dhe disa preparate farmaceutike. Shqipëria nuk përbën vetëm një rrugë tranziti të drogave ilegale, por ajo është vendi ku kultivohet droga, tregtohet lokalisht dhe abuzohet. Kryeqyteti mban numrin më të madh të përdoruesve të drogës, të cilët janë adoleshentët dhe të rinjtë. Nga viti në vit niveli i përdorimit të drogave nga të rinjtë shqiptarë, numri i përdoruesve të drogës dhe pijeve alkoolike është në rritje, por ajo që mbetet më problematike është se, këta përdorues janë adoleshentë, duke filluar nga më të lehtat, si tymosja e hashashit, e deri te kokaina dhe heroina me injeksione.

Sipas normave, individi nuk duhet të konsumojë alkool nën moshën 18-vjeçare. Por sa zbatohet kjo në normativën ligjore me strukturat institucionale? Një pije energjike, a mund të konsiderohet si alkoolike? Një gotë verë në darkë apo drekë, a mund të konsiderohet e dëmshme? Etika, e cila na tregon mënyrën e jetesës, na thotë që po, mirëpo ato nuk zbatohen. Apo në pab-et, klubet e natës, në ambiente që nuk janë të mbikëqyrura, lejojnë shitjen e pijeve alkoolike edhe për adoleshentë që nuk i kanë mbushur të 18-at. Prandaj ekzistojnë rregullat, të cilat janë bërë për t’u zbatuar. Konsumimi i pijeve alkoolike përveçse sjell dëme në organizmin e individëve, ajo krijon vartësi të njëjtë sikurse droga, vartësia psikologjike, e cila është më e vështirë për t’u shëruar.

Programet e parandalimit

Programet e parandalimit mund të shërbejnë për të adresuar faktorët e rrezikut për abuzim drogash e alkooli dhe pasojat që prodhojnë ato.  Siç janë sjellje agresive, aftësi sociale jo të mira dhe vështirësi në të mësuar, duhet fituar vetëkontrolli, ndërgjegjësimi emocional, komunikimi, zgjidhje të problemeve sociale, mbështetje akademike, veçanërisht në lexim, marrëdhënie bashkëmoshatarësh, vetë-efikasitet dhe siguri, aftësi rezistuese ndaj drogave, përforcim të sjelljeve antidrogë, forcim të angazhimeve personale ndaj abuzimit të drogave dhe alkoolit. Programet e parandalimit të komunitetit duhet të shtrihen në disa ambiente, shkolla, klube, organizata të bazuara në besim si edhe media, të cilat duhet të jenë më shume efektive. Ato duhet të shfaqin qëndrueshmëri e mesazhe në komunitet në secilin mjedis.

Te psikologu dhe punonjësi social i shkollës janë disa nga qendrat ku mund të kërkojmë ndihmë, sepse nëse nuk vetëdijesohemi (individi që abuzon me droga të tilla dhe alkool) që kemi nevojë për ndihmë, atëherë të shpresojmë që individi në shoqërinë tonë të na e ofrojë atë. Kanalet e informimit shërbejnë si element shumë pozitive dhe negativ për informimin e përdorimit të këtyre substancave, mirëpo adoleshentët nuk arrijnë të kapin thelbin e saj, sepse dukja dhe inkuadrimi i tyre në shoqëri, duhet që të jenë të njëjtë me moshataren e tyre, duke eksperimentuar me këto substanca dhe pije alkoolike. Gjithnjë e shumë në lajme dëgjon për aksidente dhe vjedhje të shumta që autorët kryesorë janë të rinjtë dhe adoleshentët. Si pasoje e lirisë dhe represionit socio-ekonomik, ndikon që individi ndihet i frustruar dhe i përjashtuar nga shoqëria. “Një gotë whiskey dhe një cigare hashash nuk na bën dëm” – ky është slogani i sotëm për t’u pranuar në shoqëri. Jeta vazhdon dhe ka shumë për të mësuar.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top