Mirëqenie

September 8, 2017 | 9:17

Faktori i lumturisë

Nëse analizoni veprimet e njerëzve, do të arrini në përfundimin se të gjithë kërkojnë lumturi. Çdo veprim është në fakt një kërkim për lumturi, edhe nëse në sipërfaqe nuk duket kështu.

1

Ëndërrimet, shpresat kontribuojnë në faktorin e lumturisë

A keni ëndërruar për një pushim në një vend interesant, për një makinë të re, një shtëpi të re? A prisni dhe shpresoni se gjërat do të përmirësohen? Të gjithë njerëzit ëndërrojnë, presin dhe shpresojnë, dhe nganjëherë përpiqen të bëjnë realitet, pritjet dhe shpresat, sepse besojnë se realizimi i tyre do t’i bëjë ata të lumtur.

Faktori i lumturisë dikton sjelljen dhe i nxit njerëzit të ndërmarrin veprime. Natyrisht, jo të gjitha veprimet përfundojnë me lumturi.

Faktori lumturi është brenda jush

Ne jemi qenie shpirtërore në trup fizik. Pjesa shpirtërore është gjithmonë e lumtur. Është faktori i lumturisë. Mendja dhe mendimet tuaja fshehin këtë esencë lumturie, si një re që fsheh diellin, por është atje gjatë gjithë kohës. Ne kërkojmë lumturi jashtë, sepse ne besojmë se është atje, por në fakt është gjithmonë brenda jush. Fillon nga brenda, por ne e shoqërojmë me ngjarjet, zotërimet dhe njerëzit e jashtëm.

Pa marrë parasysh se çfarë aktiviteti kërkohet, në momentin që përjeton lumturi, ndodh diçka. Nëse është emocion i mbërritjes në majën e një mali të lartë,  ngrënia e një ëmbëlsire të shijshme ose fitimi i llotarisë. Ka një element të përbashkët që është gjithmonë i pranishëm.

Në kulmin e lumturisë, ka një ndërprerje të procesit të të menduarit. Ka heshtje të brendshme, dhe shqetësimet fshihen. Ka paqe. Kjo mund të zgjasë për një moment të shkurtër apo pak më të gjatë. Në këtë paqe të madhe ndihemi të lumtur. Nuk është objekti i fituar ose performanca e suksesshme që solli këtë ndjenjë. Është diçka e brendshme dhe e pavarur nga bota e jashtme.

Lumturia është gjithmonë këtu, por ajo mbulohet nga mendimet, dëshirat dhe frika. Kur mbaron frika, shqetësimi apo dëshira e arritur, ka zhdukje të përkohshme të këtyre mbulesave. Egoja dhe personaliteti ndalojnë lëvizjen për një kohë, dhe përjetohet një ndjenjë e madhe kënaqësie dhe lumturie.

 

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top