Faleminderit që hoqët dorë, për besimin se nuk do të isha kurrë aq e mirë dhe që më bëtë të ndihem e padobishme. Faleminderit atyre që më braktisën. Tani jam bërë shumë e fortë.
Sikur të mos ishte për mosmiratimin tuaj të vazhdueshëm dhe refuzimin tuaj, unë nuk do ta gjeja zërin tim të brendshëm dhe nuk do të kisha gjetur guximin dhe forcën për ta luftuar dhe ndjekur atë.
Falë atyre që më braktisën, mësova të luftoja vetë
Faleminderit që nuk më prisni, sepse nuk më dhatë një shans. Për faktin se kam qenë e paduruar dhe e nënvlerësoja veten. Faleminderit që më larguat nga vetja dhe më drejtuat drejt njerëzve dhe vendeve më të mira, faleminderit që nuk keni parë asnjëherë mbrapa. Më humbët në momentin kur u larguat dhe nuk bëtë asgjë për t’u rikthyer.
Natyrisht nuk kam menduar asgjë për ju dhe duke bërë kështu, ju më bëtë të kuptoj që keni qenë thjesht gënjeshtar. Asgjë e juaja nuk ishte e vërtetë dhe ne nuk kishim asgjë të përbashkët. Por unë e kuptova shumë vonë. Faleminderit për gënjeshtrat e tua që më në fund më treguan të vërtetën dhe faleminderit edhe për ikjen: largimi yt më çoi drejt një bote të re, rrugëve të reja dhe fillime të reja.

E lashë të kaluarën për një të ardhme më të ndritshme. Ju falënderoj që më bëtë të ndjehem e papërshtatshme dhe shumë e vështirë për t’u dashur, në fund ju zgjodhët njerëz të tjerë dhe më bëtë të ndihesha e padenjë, duke fshehur cilësitë dhe vlerat e mia. Tani e di, unë ende meritoj të jem e dashur, gabimet e mia meritojnë të vlerësohen.
Faleminderit që më treguat se nuk më meritoni, më zhgënjyet kur mendova se do të më ngrinit dhe më mbyllët derën kur kisha nevojë për ndihmë. Ju më mësuat si të mbijetoja, më mësuat si të mbështetem tek vetja ime dhe si ta gjej lumturinë time larg jush. Ju më bëtë të kuptoj se unë mund të ripërcaktoj veten dhe jetën time.
Faleminderit që dolët nga jeta ime, tani e di që humbja juaj ishe mënyra e vetme për të gjetur veten dhe për të kuptuar që largimi juaj ishte i nevojshëm për të luftuar për veten time. Faleminderit që më braktisët kur nuk e doja veten, në vend që ta shkatërroja, e ndërtova vetë, në vend që të qaja, më bëtë të buzëqesh. Unë jam duke buzëqeshur sepse ajo që mendova se ishte një tragjedi doli të ishte fundi im i lumtur, dhe ajo që mendova se ishte një fund doli të ishte fillimi im.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / https://www.giornodopogiorno.org
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

