Këshilla & Arsye

June 6, 2017 | 12:55

Falja, sekreti për të jetuar më mirë

E vërteta dhemb. Një thënie e lashtë sa njeriu, me të cilën gjithësecilit, herët a vonë, i është dashur të bëjë llogaritë. Mbyllja e syve, të bërit sikur nuk e di është më e kollajtë, por jo aq shumë kur flitet për njerëzit që kemi rrotull, dhe ata më të rëndësishëm, por mbi të gjitha, nëse në mes është ndërgjegja jonë. Pendimet dhe keqardhjet janë kaq të vështira për t’u përballuar, saqë e shtyjnë mendjen t’i mbyllë me çelës në të pavetëdijshmen.Atje ku rrijnë larg prej pjesës racionale, por jo asaj emotive, dhe si pasojë shkaktojnë siklet, ankth, stres.

1

 Më mirë të marrësh një letër të bardhë dhe të hedhësh aty listën e gabimeve që ke bërë dhe njerëzve më të cilët duhet të sqarohesh. Një herë që i hedh e zeza mbi të bardhë, do të të shkaktojnë më pak frikë dhe mund të analizohen duke qenë i shkëputur prej tyre. Dhe me siguri do të zbulosh se për gjithçka ka një zgjidhje, dhe se ka ardhur momenti për të bërë paqe me pjesën tjetër, duke pranuar se të gabosh është njerëzore.

Thyerja e skemës së gabimeve

Gabimet kanë tendencë të shndërrohen në një skemë, duke u përsëritur në pafundësi. Analizimi me qetësi i ndodhive të të kaluarës ndihmon për të përballuar risitë dhe ndryshimet pa drama, me vetëdijen se do të dijmë që të njohim shfaqjen e një rrethi vicioz, pa rënë preh e tij. Kush për gjithë jetën ka zgjedhur marrëdhënie me vuajtje, me njerëz të paqëndrueshëm dhe negativë, mund të ketë dyshime nëse gjendet për herë të parë në një raport, me një partner që duket mohimi i gjithçkaje që është dukur tërheqëse deri më tani. Ndoshta mund të hezitojë përballë djaloshit të mirë, apo mund të ndihet në siklet me vajzën e druajtur dhe të qetë, në vend të luaneshës agresive me të cilën ishte mësuar, dhe për këtë arsye mund të largojë personin që nuk i korrespondon “tipit të vet”, duke lejuar kështu t’i shpëtojë rasti për t’i dhënë një shtysë jetës së vet sentimentale.

I njëjti diskutim vlen për jetën profesionale dhe miqësitë: vetëm duke pranuar hapat falsë të së kaluarës dhe njohur arsyet, mund të përqafojmë të nesërmen, të bindur se jemi në gjendje ta përballojmë.

Në këtë perspektivë, gabimet nuk janë një barrë që dëmtojnë vetëvlerësimin, por janë prova se kemi ecur përpara, pavarësisht vështirësive, dhe e vërteta është që jemi më të fortë, pikërisht për shkak të eksperiencave të jetës, që ata gabime na kanë dhuruar. / Psicologia – Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top